Ngjarja e rëndë në Prizren, ky është personi që u gjend pa shenja jete në rrugë

Lajme

Ngjarja e rëndë në Prizren, ky është personi që u gjend pa shenja jete në rrugë

Më: 30 mars 2024 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Ismet Jashari.

Burimet bënë me dije se një person ka vërejtur trupin e të ndjerit i cili ishte i shtrirë në rrugë, i cili ka njoftuar më pas ekipin mjekësor të urgjencës dhe policinë.

Media mëson se viktima është Ilir Dida, 68-vjeçar.

Mësohet se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat