Pse quhen ‘Fitër Bajrami’ dhe ‘Kurban Bajrami’? Hoxhë Fadil Musliu ka një përgjigje interesante

Lajme

Pse quhen ‘Fitër Bajrami’ dhe ‘Kurban Bajrami’? Hoxhë Fadil Musliu ka një përgjigje interesante

Më: 2 prill 2024 Në ora: 23:51
Hoxhë Fadil Musliu

Hoxhë Fadil Musliu është përgjigjur në pyetjen se pse quhen Fitër dhe Kurban Bajrami.

Ai ka thënë se Fitër Bajrami është emëruar nga vitrat që besimtarët i japin, ndërsa Kurban Bajrami është emërtuar nga kafsha që therret për Zotin.

“Fitër Bajrami është emëruar sepse pas një mundi një mujore që e kemi në fund jepet sadaka fitër ato të cilat quhen nga populli vitrat.

Ndërsa Bajrami tjetër është emëruar Kurban Bajrami përshkak të kafshës që quhet Kurban dhe therret për hatër të Zotit dhe është ëmërtuar nga ajo, dhe është bajrami i haxhës sepse në atë kohë të gjithë hoxhallarët gjenden në vende e shenjëta duke kryer haxhin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat