Prindoni me fjalë të mëdha për Vjosen: Frymëzon jetë të panumërta, zotëri i parë krenar

Lajme

Prindoni me fjalë të mëdha për Vjosen: Frymëzon jetë të panumërta, zotëri i parë krenar

Më: 4 prill 2024 Në ora: 16:44
Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani

Prindon Sadriu, burri i presidentes Vjosa Osmani, ka komentuar me fjalë të mëdha videon që Osmani e publikoi në tre vjetorin e saj si presidente e Kosovës.

Sadriu ka shkruar se është i stërmbushur me krenari.

Po ashtu, Prindoni, që është edhe diplomat i Kosovës, ka theksuar se Osmani është duke frymëzuar jetë të panumërta në Kosovë.

“I stërmbushur me krenari përderisa e shoh ndikim që Vjosa po e ka si udhëheqëse e shtetit, duke frymëzuar jetë të panumërta në Kosovë.

Pasioni i saj për t'u shërbyer të tjerëve nuk njeh kufij.#ZotëriiParëKrenar” – ka shkruar Sadriu në “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat