Kolumnisti serb “godet” Vuçiqin: Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës, ku qëndron problemi?

Lajme

Kolumnisti serb “godet” Vuçiqin: Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës, ku qëndron problemi?

Më: 7 prill 2024 Në ora: 09:57
Dejan Iliq

Dejan Iliq, kolumnisti i OJQ-së me bazë në Beograd “Pescanik”, ka reaguar ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka formuar ekip për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Iliq, që është përkrahës i iniciativës “Serbia kundër dhunës”, si mysafir në një emision televiziv të N1, ka pyetur se “cili është problemi që Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës?”.

“Cili është saktësisht problemi? Cili është problemi, ata do të pranohen, sigurisht që do të pranohen, sigurisht që është një vend më vete!

Dhe, çfarë, ju nuk mund të pajtoheni me këtë, tani i ndani zhgënjimet tuaja me ne?”, ka thënë Iliq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat