Kundërshtarja e anëtarësimit të Kosovës në KiE: Një pjesë e përfaqësuesve paralajmëruan se do të votojnë kundër

Lajme

Kundërshtarja e anëtarësimit të Kosovës në KiE: Një pjesë e përfaqësuesve paralajmëruan se do të votojnë kundër

Më: 7 prill 2024 Në ora: 14:01
Maja Vukiçeviq

Në një intervistë të fundit për Kurir, Maja Vukiçeviq, kryetare e delegacionit malazez në Komisionin Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka përsëritur qëndrimin e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Vukiçeviq, e cila përfaqëson partinë pro-ruse dhe pro-serbe në Mal të Zi, theksoi se lidhja e hyrjes së Kosovës me përparimin e metejshëm Malit të Zi "është keqpërdorim."

"Është keqpërdorim të sugjerosh se mbështetja e hyrjes së Kosovës në ndonjë organizatë është kusht për përparimin e mëtejshëm të Malit të Zi, sepse nëse do të ishte kështu, vendet që nuk e njohën Kosovën dhe që janë ende kundër hyrjes së Kosovës në Këshillin e Evropës, i bie të mos jenë pjesë e Bashkimit Evropian", tha ajo.

Madje, Vukiçeviq përmendi rezervat e shprehura nga disa vende, duke thënë se kanë "paralajmëruar se do të votojnë kundër në vetë seancën plenare".

"Ju e dini që një pjesë e mirë e përfaqësuesve të atyre vendeve nuk erdhën as në seancën e komisionit, duke paralajmëruar se do të votojnë kundër në vetë seancën plenare, dhe kemi njoftimin se do të votojnë kundër nga disa nga vendet që e njohën Kosovën, por ata nuk e pranojnë faktin që Kosova nuk i ka përmbushur dy nga tre kërkesat kryesore të pranimit", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat