Partitë serbe në Malin e Zi “po heqin maskat” po tregojnë fytyrën dhe qëndrimet e vërteta rreth Kosovës

Lajme

Partitë serbe në Malin e Zi “po heqin maskat” po tregojnë fytyrën dhe qëndrimet e vërteta rreth Kosovës

Nga: F.B. Më: 11 prill 2024 Në ora: 19:14
Milan Knezheviç

Njohësit e çështjeve politike në rajon, asnjëherë nuk ka pasur besim në partitë serbe në Malin e Zi, të cilat kohë pas kohe kanë lëshuar deklarata nacionaliste rreth dhe për Kosovën, por deklarata e fundit e deputetit të Kuvendit Milan Knezheviç sikur i ka vënë “kapakun” duke u dëshmuar qartë se ata vazhdojnë të jenë “vegël” e pushtetit serb në Serbi.

Në të vërtetë Knezheviç ka porositur se “duan të shpallin popull gjenocid popullin serb dhe duan të na marrin Kosovën”, kjo deklaratë gjatë kohës kur ishte opozitë nuk do qonte peshë thuajse fare, por kur thuhet nga kreu i Kuvendit, nuk është vetëm shqetësuese por edhe skandaloze.

Kreu i Partisë serbe DNP në Kuvendin e Malit të Zi Knezheviç , duke fol rreth situatës aktuale përkatësisht presioneve në rritje ndaj pushtetit serb dhe Serbisë, por edhe iniciativës për rezolutën e OKB-së ku populli serb do të damkoset si popull gjenocidin reagoi duke bërë thirrje që si përgjigje të jetë tubimi i Shengjergjit, duke dhënë detaje tjera rreth paralajmërimeve se me 5 e 6 maj serbët janë duke përgatitur diçka.

“Përgjigja e vetme sipas tij në përpjekjet për shpalljen popull gjenocid të serbëve dhe rrëmbimit të Ksoovës e copëtimit të historisë sonë e humbjes së identitetit është tubimi i Shëngjergjit” ka thënë ai, duke mos sqaruar më tutje idenë, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Ai në rrjetin social X ka shkruar se “Ne jemi pak që mos të jemi të gjithë atje, por do bëhemi shumë kur atje të takohemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat