Naser Vllasi tregon radiolidhjen që përdorën në luftë në Koshare

Lajme

Naser Vllasi tregon radiolidhjen që përdorën në luftë në Koshare

Më: 11 prill 2024 Në ora: 19:26

Naser Vllasi (Kobra), bashkëluftëtar i Agim Ramadanit “Katana”, ka folur për luftën që është bërë në Betejën e Koshares më 9 prill të vitit 1999.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka prezantuar një radiolidhje që është përdorur nga eprorët gjatë luftimeve për komunikim.

“Agim Ramadani ka qenë ‘Katana’ e unë ‘Kobra’ për të zhvilluar operacionin më mirë i kemi pasë varësisht prej radiolidhjeve sa, ‘Kobra 1 – Kobra 2’, ato kanë qenë vetëm për biseda të zhvillimeve të operacioneve”

“Këtë radiolidhje kam dëshirë ta prezantojë nga dora vet Sali Çekaj ia ka dhënë një ushtari të besueshëm të ‘Delta Forcave’ ku edhe pozicionuar në një ‘Terasa e Koshares’, ai është Besnik Binakaj që është plagosur rëndë ai në vitin 2015 sipas asaj që i kanë mbetur ë kujtime dhe bisedave me Salihun ma dhuron mua. Kjo radiolidhje mbahej dhe përdorej nga eprorët gjatë luftimeve për luftim”, ka thënë Vllasi.

Video:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat