Vritet një grua dhe plagoset një i mitur në Ferizaj, policia dhe prokuroria zbardhin detaje mbi ngjarjen tragjike

Lajme

Vritet një grua dhe plagoset një i mitur në Ferizaj, policia dhe prokuroria zbardhin detaje mbi ngjarjen tragjike

Më: 12 prill 2024 Në ora: 15:30 Përditësuar në ora: 17:34 më 12.04.2024
Foto ilustrim

Ekipi i Forenzikës tërheq trupin e viktimës në Ferizaj

Ekipi i Forenzikës ka marrë trupin e gruas që u vra sot nga objekti i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Ajo dyshohet se u vra nga ish-burri i saj, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe vëllai i saj i mitur.

Media ka qëndruar pranë objektit të Qendrës për Punë Sociale dhe ka sjellë pamjet nga vendi i ngjarjes.

Sipas kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, dorasi ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e Qendrës për Punë Sociale.

Ai është arrestuar rreth gjysmë ore pasi ka shtënë me armë dhe është ndaluar për 48 orë.

Dërgohet në mbajtje për 48 orë i dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se i dyshuari V.A., për vrasjen e një gruaje 21-vjeçare dhe plagosjen e 15-vjeçarit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj rreth orës 14:40, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçes dhe plagosjes së 15-vjeçarit, sipas kryeprokurorit të Ferizajt, është ish-burri i viktimës.

Vrasja e rëndë në Ferziaj – Policia del me detaje shtesë, konfirmon plagosjen edhe të 15 vjeçarit

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj. Një person ka vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale ndërsa ka plagosur një burrë. Detaje shtesë rreth këtij rasti për Insajderin ka dhënë zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli.

Ai konfirmoi se gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një 15 vjeçar.

Veseli shtoi se i dyshuari është një 36 vjeçar i cili ka arritur të arrestohet pak minuta pas ngjarjes.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasoj një person E.C (F/K) e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, tha ai.

“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A ( M/K) i moshës 36 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren , në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore“.

Hetuesit dhe krim teknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, bëri me dije Veseli.

Kryetari i Ferizajt zbulon detajet: U vra një grua dhe u plagos vëllai i saj, kështu ndodhi ngjarja!

Nga: M.L.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka reaguar pas vrasjes së rëndë dhe plagosjes që ndodhi (12 prill) sot në Qendrën për Punë Sociale të qytetit.

Në një postim në Facebook Aliu ka shprehur tronditjen e tij për ngjarjen e rëndë.

Ai ka thënë se një grua u vra sot nga ish bashkëshorti i saj, ndërsa u plagos edhe vëllai i viktimës.

“Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni”, shkruan mes tjerash kryetari Aliu.

Postimi i plotë:

Të tronditur thellë, morëm lajmin se pak minuta më parë, një bashkëqytetare e jonë është qëlluar për vdekje nga ish bashkëshorti i saj derisa dorasi ka plagosur edhe vëllain e viktimës.

Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni.

Dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ku me këtë rast i përgëzojmë për efikasitetin e lartë, njëlloj edhe ekipet shëndetësore për reagimin e shpejt e profesional.

Presim nga institucionet e drejtësisë që pas hetimeve, me forcën e ligjit t'i japin dënim meritor dorasit.

Sot, të gjithë të tronditur bashkëndjejmë me familjen e viktimës!

Ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës dhe urojmë shërim të shpejt për të plagosurin!

Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ferizajit, ku pas të shtënave me armë zjarri, një grua ka mbetur e vrarë, teksa një person tjetër është plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ku u shkëmbyen me armë zjarri.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

I dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj raportohet se është ish bashkëshorti i viktimës.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes është Valon Aliu.

Deklarata e plotë e Policisë:

Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri.

Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person i gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person i gjinisë mashkullore, i cili është dërguar nē Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimeve janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

E dhimbshme: Kjo është gruaja që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ferizajit, ku pas të shtënave me armë zjarri, një grua ka mbetur e vrarë, teksa një person tjetër është plagosur.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ku u shkëmbyen me armë zjarri.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë më dije se viktima është Erona Cokli.

I dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj raportohet se është ish-bashkëshorti i viktimës.

Ish-bashkëshorti i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas në Ferizaj

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj. Një person ka vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale ndërsa ka plagosur një burrë.

Dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.

Këtë e ka konfirmuar Vjosa Baftiu zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

“Mundem me konfirmu se ka ndodhë një vrasje, dyshimet e para janë që ish bashkëshorti e ka privuar nga jeta ish-bashkëshorten. Ende jemi duke prit informata të reja nga prokurori i rastit”, deklaroi Baftiu.

Vritet një grua në Ferizaj dhe plagoset një burrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, më saktë në Qendrën për Punë Sociale, një grua ka përfunduar e vrarë ndërsa një burrë i plagosur.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli teksa shtoi se i dyshuari ka arritur të arrestohet vetëm pastaj.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri .

Për pasoj nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull , i cili êshtë dërguar nē Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha ai.

I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur, konfirmoi ai.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimeveteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, tha Veseli.

-------

Një grua raportohet se është vrarë para pak çastesh në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Detajet e tjera nuk janë bërë ende të ditura,

Lajmi në përditësim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat