“Gratë e sotit veç plumbi i rehaton” - i riu me të kaluar kriminale komenton tek rasti i Akil Gjakovës

Lajme

“Gratë e sotit veç plumbi i rehaton” - i riu me të kaluar kriminale komenton tek rasti i Akil Gjakovës

Më: 13 prill 2024 Në ora: 17:05
Egzon Reshani

Xhudisti i njohur, Akil Gjakova dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Çifti thuhet se janë në një proces divorci.

Fillimisht ndarja ishte kërkuar nga vetë Akili. Por, me një kundër padi është përgjigjur gruaja e tij e cila në atë dokument pos tjerash ka deponuar fakte që pretendojnë se Akil Gjakova ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Sipas raportimeve të fundit thuhet se gruaja e Gjakovës ka deponuar fotografitë e dhunës në gjykatë që dyshohet se xhudisti ia shkaktoi asaj.

Sinjali ka kontaktuar me Akil Gjakovën për të marr një përgjigje nga ai në lidhje me rastin por që i njëjti nuk ka pranuar ta komentojë rastin.

“Jo, faleminderit. Nuk po kom qef me folë për këtë temë…”, u shpreh Gjakova.

Te lajmi për sulmin e mundshëm të Gjakovës ndaj bashkëshortes së tij kanë komentuar njerëz që bëjnë thirrje për vrasje.

Njëri nga ta është Egzon Reshani i cili shkruan se “janë qu peshë baco gratë e sodit veq plumbi i rahaton!”

Komenti i tij do të thotë shumë për mendësinë e Reshanit, pasi ai njihet për të kaluar kriminale.

Image
Koment

Media pati raportuar në vitin 2022 për një mori veprash penale që kishte 31 vjeçari nga Prizreni.

I njëjti ishte dënuar 16 herë për 12 vjet.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme një grua u vra në Ferizaj pikërisht nga bashkëshorti i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat