“Dronët kamikazë”: Vuçiqi shikon nga afër ushtrinë serbe, Kosova shqetësohet për ushtrimet afër kufirit

Lajme

“Dronët kamikazë”: Vuçiqi shikon nga afër ushtrinë serbe, Kosova shqetësohet për ushtrimet afër kufirit

Më: 19 prill 2024 Në ora: 16:04
Ushtria serbe

Ushtria e Serbisë po mban sot ushtrimet e quajtura “Whirlwind 2024”. Këto ushtrime po mbahen 30 kilometra larg Kosovës, gjë e cila ka ngjallur reagime nga udhëheqësit institucionalë kosovarë. Ndërsa Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka theksuar se këto ushtrime tregojnë se sa shumë ka investuar Serbia në ushtri.

Në ushtrime po marrin pjesë kombësoria, sektori i forcave ajrore dhe forcat special të ushtrisë serbe, teksa do të përdoren edhe dronët kamikazë. Këto ushtrime po i ndjek nga afër edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutash.

Në fakt, ushtrimet ushtarake po mbahen edhe më në afërsi të kufirit me Malin e Zi, ndërsa i pranishëm është edhe Millorad Dodik, kreu i Republikës Serbe në Bosnje, i sanksionuar nga ShBA-ja. Në lidhje me këto ushtrime ka folur edhe vetë presidenti serb, Vuçiq.

“Përgëzoj ushtrinë tonë, të gjithë pjesëtarët e ushtrisë sonë për stërvitjen e zhvilluar me sukses…Ju keni parë lloje të shumta dronësh, nga skautët, dronët kamikaz, mushkonjat dhe grerëzat. Tani po hyjmë në një prodhim më të fuqishëm të këtij lloji dronësh. Jam i kënaqur që dronët e kompanive private kanë bërë një punë të mirë. Ne jemi në rrugën tonë të mirë për të krijuar një industri dronësh, ju mund të shihni të gjitha llojet e avionëve në fluturime dhe të shtënat luftarake. Jam i kënaqur me gatishmërinë e ushtrisë sonë. Duhet të bëjmë shumë, të riparojmë, të blejmë, të mbështetemi mjaftueshëm në industrinë tonë të përkushtuar. Edhe një herë dua t’ju përgëzoj. Kjo është pothuajse e gjitha e re në krahasim me 10 vitet e kaluara dhe tregon se sa shumë ka përparuar Serbia dhe sa më e suksesshme është, sa ka investuar në ushtri” – ka thënë sot Vuçiq, ndër të tjera.

Reagimet nga Kosova

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar zëshëm ndaj ushtrimeve të ushtrisë serbe në kufi. Ai e ka quajtur Serbinë si autoritet destabilizues të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, në një moment Kurti tingëlloi edhe ironik, duke thënë se këto ushtrime paraqesin “ndotjen më të madhe të ajrit dhe tokës në Sanxhak”.

“30 kilometra larg kufirit me Kosovën, në Peshter të Sanxhakut, është duke u zhvilluar dita mbase kryesore e ushtrimit të tyre ushtarak, të quajtur “Vihor 2024”. Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime, përveç se është 30 km larg kufirit të Kosovës, është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi...Kjo është edhe një dëshmi se Serbia është autoriteti, instanca e faktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim për republikën tonë të cilën ata nuk e njohin. Meqenëse jemi këtu me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Insfrastrukturës, mund të themi se këto ushtrime paraqesin edhe ndotjen më të madhe të ajrit e të tokës në Sanxhak” – u shpreh Kurti.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ushtrimet e ushtrisë serbe i quajti alarmuese për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

“Të gjitha veprimet që deri më tani ka ndërmarrë i ka kamufluar Serbia si përgatitje dhe militarizim për mbrojtje. Serbia do të testojë pajisje sulmuese dhe jo mbrojtëse. Edhe pse ka vendosur 48 baza në kufi me Kosovën në jug të territorit të saj, ka vazhduar të proklamojë se gjithë ky mobilizim ka qenë për të përgatitur mbrojtjen e territorit. Nesër do të jemi dëshmitarë që Serbia do të testojë kapacitete sulmuese, mes tyre dhe dronë kamikazë që nuk përdoren për të mbrojtur por për sulme kundër dikujt tjetër” – tha ai, ndër të tjera.

commentFirst article
Fjalë kyçe Aleksandër Vuçiq Ushtria e Serbisë po mban sot ushtrimet e quajtura “Whirlwind 2024”. Këto ushtrime po mbahen 30 kilometra larg Kosovës gjë e cila ka ngjallur reagime nga udhëheqësit institucionalë kosovarë. Ndërsa Aleksandar Vuçiq president i Serbisë ka theksuar se këto ushtrime tregojnë se sa shumë ka investuar Serbia në ushtri. Në ushtrime po marrin pjesë kombësoria sektori i forcave ajrore dhe forcat special të ushtrisë serbe teksa do të përdoren edhe dronët kamikazë. Këto ushtrime po i ndjek nga afër edhe komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Özkan Ulutash. Në fakt ushtrimet ushtarake po mbahen edhe më në afërsi të kufirit me Malin e Zi ndërsa i pranishëm është edhe Millorad Dodik kreu i Republikës Serbe në Bosnje i sanksionuar nga ShBA-ja. Në lidhje me këto ushtrime ka folur edhe vetë presidenti serb Vuçiq. “Përgëzoj ushtrinë tonë të gjithë pjesëtarët e ushtrisë sonë për stërvitjen e zhvilluar me sukses…Ju keni parë lloje të shumta dronësh nga skautët mushkonjat dhe grerëzat. Tani po hyjmë në një prodhim më të fuqishëm të këtij lloji dronësh. Jam i kënaqur që dronët e kompanive private kanë bërë një punë të mirë. Ne jemi në rrugën tonë të mirë për të krijuar një industri dronësh ju mund të shihni të gjitha llojet e avionëve në fluturime dhe të shtënat luftarake. Jam i kënaqur me gatishmërinë e ushtrisë sonë. Duhet të bëjmë shumë të riparojmë të blejmë të mbështetemi mjaftueshëm në industrinë tonë të përkushtuar. Edhe një herë dua t’ju përgëzoj. Kjo është pothuajse e gjitha e re në krahasim me 10 vitet e kaluara dhe tregon se sa shumë ka përparuar Serbia dhe sa më e suksesshme është sa ka investuar në ushtri” – ka thënë sot Vuçiq ndër të tjera. Reagimet nga Kosova Kryeministri Albin Kurti ka reaguar zëshëm ndaj ushtrimeve të ushtrisë serbe në kufi. Ai e ka quajtur Serbinë si autoritet destabilizues të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë në një moment Kurti tingëlloi edhe ironik duke thënë se këto ushtrime paraqesin “ndotjen më të madhe të ajrit dhe tokës në Sanxhak”. “30 kilometra larg kufirit me Kosovën në Peshter të Sanxhakut është duke u zhvilluar dita mbase kryesore e ushtrimit të tyre ushtarak të quajtur “Vihor 2024”. Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime përveç se është 30 km larg kufirit të Kosovës është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi...Kjo është edhe një dëshmi se Serbia është autoriteti instanca e faktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim për republikën tonë të cilën ata nuk e njohin. Meqenëse jemi këtu me Ministrin e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Insfrastrukturës mund të themi se këto ushtrime paraqesin edhe ndotjen më të madhe të ajrit e të tokës në Sanxhak” – u shpreh Kurti. Ndërsa ministri i Mbrojtjes ka vazhduar të proklamojë se gjithë ky mobilizim ka qenë për të përgatitur mbrojtjen e territorit. Nesër do të jemi dëshmitarë që Serbia do të testojë kapacitete sulmuese mes tyre dhe dronë kamikazë që nuk përdoren për të mbrojtur por për sulme kundër dikujt tjetër” – tha ai ndër të tjera. Albin Kurti ushtriaserbe ushtrime
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat