​IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren, ja për çka dyshohet

Lajme

​IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren, ja për çka dyshohet

Më: 19 prill 2024 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve policore.

Rekomandimi për suspendim vjen pas ankesës së një qytetari, i cili dje ishte shoqëruar në stacionin policor në Prizren, pasi ai fillimisht ishte ndaluar nga

policia për kundërvajtje dhe ndaj tij ishin shqiptuar dy tiketa.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë pranuar edhe raportet mjekësore lidhur me natyrën e lëndimeve trupore të ankuesit. Në konsultim me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me rastin si dhe për të sqaruar rrethanat e incidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat