A do të shpallet Serbia shtet gjenocidal?

Lajme

A do të shpallet Serbia shtet gjenocidal?

Më: 22 prill 2024 Në ora: 11:14
Aleksander Vuçiq

Aktivistja për të drejtat e njeriut dhe themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç, i bëri thirrje “elitës intelektuale” që të mbështesë Rezolutën e OKB-së për Srebrenicën dhe të mos jetë “turpi dhe e pa interesuar për të ardhmen e Serbisë”.

“Elita intelektuale në Serbi është mendjemadhe dhe e painteresuar për të ardhmen e Serbisë. Po të mos ishte kështu, a nuk do ta ftonte presidentin Aleksandër Vuçiq, që të mos turpërohet duke luftuar kundër Rezolutës së OKB-së për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës”, ka shkruar ajo në rrjetin X.

Në fillim të majit duhet të mbahet seanca e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku shtetet anëtare do të shprehin mendimin e tyre për Rezolutën e propozuar për Srebrenicën.

Presidenti Vuçiç nga ana tjetër ka nisur misionin e tij në OKB kundër kësaj rezolute

Vuçiç do të ketë edhe një sërë konsultimesh dhe takimesh me përfaqësuesit e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, për të shpjeguar qëndrimin e Serbisë në lidhje me rezolutën e shpallur për gjenocidin në Srebrenicë.

Ai njoftoi se u takua  me më shumë se 120 përfaqësues të përhershëm të vendeve të ndryshme në OKB dhe njoftoi se në Misionin e Serbisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork u formua një seli për t’u marrë me çështjet që lidhen me përpjekjen për të miratuar rezolutën për Srebrenicën dhe tha se shanset e Serbisë nuk janë të mëdha, por kjo do të luftojë.

Në prag të udhëtimit në Nju Jork, Vuçiç deklaroi se miratimi i një rezolute të tillë do të dëmtonte edhe më shumë marrëdhëniet në rajon dhe se Serbia do të luftojë me të gjitha forcat kundër miratimit të rezolutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat