Lista Serbe kërkon themelimin e Asociacionit, jo sipas marrëveshjes së Albin Kurtit

Lajme

Lista Serbe kërkon themelimin e Asociacionit, jo sipas marrëveshjes së Albin Kurtit

Më: 25 prill 2024 Në ora: 16:28
Lista Serbe

Zlatan Elek, kryetar i Listës Serbe, ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e Grupit Punues të Këshillit të BE-së për Ballkanin Perëndimor (COWEEB).

Në këtë takim, Elek ka ripërsëritur kërkesën e njohur tashmë që Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas Elekut, ky Asociacion duhet të bëhet bazuar në marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015.

“Si zgjidhje është nevoja që Prishtina t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara sa më shpejt dhe në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, i cili do të zgjidhte një pjesë të problemit në terren”, ka deklaruar ekipi i Listës Serbe, transmeton Kossev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat