​Kërkohet paraburgim për zyrtarin e ATK-së në Mitrovicë - këto janë detajet

Lajme

​Kërkohet paraburgim për zyrtarin e ATK-së në Mitrovicë - këto janë detajet

Më: 25 prill 2024 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për Q.M., inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicë, nën dyshimet për vepër penale marrja e ryshfetit.

Po ashtu, e njëjta masë është kërkuar edhe për personin me iniciale S.S., nga Novi Pazari -Serbi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale dhënia e ryshfetit.

Q.M., inspektor i ATK në Mitrovicë, dyshohet se më 24 prill 2024, në parkingun e Terminalit Doganor në Mitrovicë, si person zyrtar në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar shumën e të hollave prej 135 eurove, në mënyrë që të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Ndërsa S.S., dyshohet se me qëllim të lehtësimit të procedurave për lirimin e mallit, i jep dhuratë personit zyrtar shumën 135 euro, e gjithë kjo me qëllimin që i njëjti të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet ditën e premte, datë 26 prill 2024, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat