Dyshohet se manipuloi me orët shtesë, IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri

Lajme

Dyshohet se manipuloi me orët shtesë, IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri

Më: 26 prill 2024 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një togeri policor.

Deri te rekomandimi, sipas IPK-së, ka ardhur pasi togeri dyshohet për manipulimin e orëve shtesë të punës.

“Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se togeri që dyshohet se manipuloi me orët shtesë të punës ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat