Inspektorati i Prishtinës në aksion në orët e vona, gjobit shoferë e konfiskon targa

Lajme

Inspektorati i Prishtinës në aksion në orët e vona, gjobit shoferë e konfiskon targa

Më: 27 prill 2024 Në ora: 06:49
Pamje nga aksioni

Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Ai njoftoi se kane shqiptuar gjoba dhe konfiskuar targa.

“Inspektorati i Kryqytetit sonte edhe në orët e vona ka vazhduar inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taxive ilegal dhe të rregullt në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë këtij aksioni janë shqiptuar gjoba dhe konfiskuar targa të të gjithë atyre që veprimtarinë e tyre janë duke e ushtruar pa leje të organeve kompetente ose në kundërshtim me rregulloret e Kryeqytetit”, ka thëne ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat