Djemtë e Tiranës denoncojnë vajzat nga Kosova: Na mashtruan, na i morën 1700 euro

Lajme

Djemtë e Tiranës denoncojnë vajzat nga Kosova: Na mashtruan, na i morën 1700 euro

Më: 28 prill 2024 Në ora: 08:27
Njëri nga djemtë denoncues

Disa të rinj në Tiranë kanë rënë pre e një mashtrimi nga tre vajza, shtetase të Kosovës.

Djemtë kanë treguar për JOQ ALBANIA se me vajzat janë njohur në rrjetin social Snapchat dhe janë takuar në Tiranë për të darkuar.

Por pas darkës, vajzat u kanë treguar djemve se hoteli ku po qëndronin u ka mbajtur peng kartat e identitetit për të bërë pagesën. Djemtë duke mirëkuptuar hallin e vajzave, iu kanë dhënë atyre 200 euro për të paguar dhomën e hotelit.

Gjatë rrugës, vajzat janë ndarë me djemtë me arsyetimin se do të shkojnë në hotel për të bërë pagesën, por kjo s’ka ndodhur kurrë.

Vajzat janë larguar nga hoteli pa paguar dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kanë vjedhur rreth 1500 euro nga xhupi i një prej djemve, që ai e kishte lënë në makinë.

Djemtë dhe hoteli kanë bërë denoncim në Komisariatin numër 4 për vjedhjen dhe mashtrimin e tre vajzave, dy prej tyre të identifikuara nga kartat personale.

Të rinjtë thonë se vajzat që u kanë bërë bllok në rrjetet sociale mund të kenë mashtruar edhe djem të tjerë pasi punonjësit e hotelit i kanë parë edhe herë të tjera me djem të ndryshëm.

Ata u kërkojnë bashkëmoshatarëve që të kenë kujdes nga mashtrime të tilla pasi është shumë e lehtë të biesh pre e tyre.

Denoncimi i të rinjve:

Pershendetje JOQ do doja te lajmeronit qytetaret te kene kujdes nga keto dy vajza dhe nje shoqe e tyre,te treja shtetase kosovare te cilat kan kryer disa mashtrime dhe vjedhje ndaj djemve te rinj. Gjithashtu kan ikur pa paguar nga nji hotel ne qender te tiranes ku kam ndejtur per disa dite. Jan bere kallzimet ne komisariatin e policise po do doja qe ms te bijn me njerez pre e mashtrimeve te ktyre vajzave

Kallzimet jan bere ne komisariatin numer 4. Nuk disponoj prova konkrete pasi dhe mesazhet te cilat jane derguar ne snapchat nuk i kemi se na kane bere bllok ne momentin qe kan marre leket dhe kan ikur

Vajzat i kemi njohur ne rrjete sociale pasi jemi takuar dhe kemi darkuar na kan kerkuar ndihme pasi hoteli i kishte mbajtur mjetin e identifikimit sepse nuk kishin kryer pagesen,na erdhi keq dhe i dham 200 euro per tpaguar dhomen dhe per te marre mjetin e identifikimit mbrapsh.Jemi nisur per tek hoteli ku qendronin dhe na kerkuan te ndalonim makinen disa metra larg hotelit,pas disa minutash konstatuam qe na kishin marr nje shume te konsiderueshme parash nga xhupi qe kishim lene mbrapa dhe kur u perpoqem ti kontaktonim ne rrjetin social ku kishim komunikuar pame qe na kishin bere bllok.

Sot kontaktuam hotelin dhe morem vesh qe vajzat nuk kishin paguar dhomen dhe ishin larguar nga hoteli duke len peng mjetin e identifikimit. Dhe ne dhe hoteli i kemi bere denoncim ne komisariat vajzave. Hoteli na tha qe vajzat kishin qen ne ambjentet e hotelit dhe me disa djem te tjere Te cilet mendojme se kane qen dhe ate pre e mashtrimeve te tyre

Rreth 1500 euro kane marre. Foto te vajzes se 3 nuk kemi sepse sja kemi gjetur akoma identitetin.

Image
Foto e vajzave
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat