Shkurte Fejza merr titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës

Lajme

Shkurte Fejza merr titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës

Më: 29 prill 2024 Në ora: 18:04
Shkurte Fejza

Këngëtarja shqiptare, Shkurte Fejza është nderuar me titullin “Qytetare Nderi” nga komuna e Suharekës.

Kështu bëri të ditur kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera ai tha se përmes një ceremonie zyrtare do të nderohet emri dhe veprimtaria e Shkurte Fejzës.

“Me miratimin e Asamblesë Komunale këngëtarja e njohur Shkurte Fejza merr Titullin “Qytetare Nderi” e komunës tonë.  Natyrisht përmes një ceremonie zyrtare do të nderohet emri dhe veprimtaria e saj”, ka shkruar Muharremaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat