Tension mes Shalës e Kelmendit/ “Rrugaç i ulët, qenke i pashkolluar”, “Kjo tokë s’e duron Sheriatin”

Lajme

Tension mes Shalës e Kelmendit/ “Rrugaç i ulët, qenke i pashkolluar”, “Kjo tokë s’e duron Sheriatin”

Më: 29 prill 2024 Në ora: 22:01
Pamje nga debati

Një debat tjetër i ashpër është zhvilluar mes Azdren Shalës dhe Gëzim Kelmendit në emisionin “Pressing”  ku po diskutohet rreth martesave mes të njëjtës gjini.

“Shumë i ulët qenke, shumë i ulët… Ti qenke rrugaç i ulët në kuptimin e plotë të fjalës, ti qenke i padijshëm, i pashkolluar, rrugaç i ulët me këtë fjalor bizar ”, tha Kelmendi.

Shala i tha atij se “kur nuk ka argumente, ofendon”.

“Kjo shoqëri e do Perëndimin, kjo tokë nuk e duron Sheriatin. Pikë”, vazhdoi Shala.

Më pas, Shala e pyeti Kelmendin nëse është për shtet laik, ndërsa Kelmendi refuzoi të përgjigjet.

“Kush je ti me tu përgjigj unë ty”, tha Kelmendi.

Tensioni mes tyre ka vazhduar, pasi Kelmendi i tha përsëri “i pashkolluar” Shalës.

“More ti qenke i pa edukatë, a ke kulturë, a ke shkollë more, kush të ka mësu kështu? Qenke i paftyrë”, tha Kelmendi.

Shala iu përgjigj Kelmendit duke i thënë: “Unë jam i mrekullueshëm, e ti sot i ke zënë hundët në lesh e ndihesh keq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat