Hulumtim në vendet e Ballkanit: Kosova dhe Shqipëria mbështetëse të SHBA-së dhe perëndimit – në Serbi rritet disponimi pro-rus

Lajme

Hulumtim në vendet e Ballkanit: Kosova dhe Shqipëria mbështetëse të SHBA-së dhe perëndimit – në Serbi rritet disponimi pro-rus

Nga: F.B. Më: 30 prill 2024 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Në shumicën e vendeve në Ballkan edhe më tutje ka orientim të fortë pro-perëndimor, për dallim nga Serbia që ka trend kundërt po rritet mbështetje pro-ruse dhe bie mbështetja për anëtarësim të BE-së, ka thënë drejtori për Evropë në Institutin Republikan Ndërkombëtar Pol Mekarti, njoftoi Zëri i Amerikës, transmetojnë “Beta” dhe “Bota Sot”.

Në intervistën për VoA ai publikoi rezultatet e hulumtimit në vendet e Ballkanit, që për amerikanët e kreu organizata “Ipsos”, ku në Serbi nga 1239 të anketuar mbështetja për BE është 40 për qind, ndërkohë Rusinë e konsiderojnë partnerin më të madh e ShBA kërcënimi më i madh.

Në Malin e Zi nga 1036 të anketuar, ka rritje të mbështetjes në anëtarësimin në BE, bie mbështetja për NATO, ndërsa Serbia konsiderohet si partneri më i madh.

Bazuar në rezultatet e hulumtimit mbështetja më e madhe për ShBA dhe institucionet perëndimore vjen nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa më pas radhiten BeH, Mali i Zi dhe Maqedonia, ndërsa më e vogla në Serbi.

Përkundër mbështetjes së madhe pro-perëndimore në Ballkan, Mekarti konsideron se “Perëndimi po humb betejën në përpjekjet që vendet e rajonit mos të humbin shpresën në procesin e integrimit euro-atlantik”.

Ai potencoi trendin kundër në Serbi si edhe në bashkëngjitjen BE-së, që krahasuar me hulumtimin e ngjashëm para dy viteve ka ulje të mbështetjes që duhet të jetë shqetësim për të gjithë.

Ajo që ka habit sipas Makarti është fajësimi që i bëjnë ShBA-ve për invadimin rus, kjo vërehet ndër anketime në Serbi, në Bosnje, por edhe Maqedoni, ku fajësohet perëndimi, sikurse është befasuese edhe mbështetja Rusisë në Serbi dhe dallimi në krahasim me ShBA-të tha Makarti.

Ai mendon se kjo do jetë sfidë për integrimin e rajonit në periudhën afatgjate, jo vetëm për Serbinë në institucione euro-atlantike.

"Nisur nga fakti se Serbia është vendi më i madh në rajon në aspektin ekonomik e politik, nëse ajo lihet anash i bëhet shërbim ariut ( problemeve). Ndonëse ka vende që po ecin shpejtë drejt integrimit, nuk mund ndodhë stabilizim nëse nuk integrohet i gjithë rajoni” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat