“Sa aeroplanë e anije i kishte UÇK-ja në 1999-tën?”, Kadri Veseli ia plasë të qeshurës

Lajme

“Sa aeroplanë e anije i kishte UÇK-ja në 1999-tën?”, Kadri Veseli ia plasë të qeshurës

Më: 1 maj 2024 Në ora: 16:24
Ben Emmerson

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka vazhduar dëshminë dëshmitari i radhës i cili në pjesën më të madhe do të deklarohet në seancë të mbyllur.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, pyetje interesante dje. Ai e ka pyetur dëshmitarin “Sa luftë anije dhe aeroplanë i kishte UÇK-ja?”.

Gjatë këtij momenti, Kadri Veseli nuk po e mbante të qeshurën.

“Sa anije dhe aeroplanë kishte UÇK-ja në vitin 1999? Luftanije sa kishit?”, pyeti Emmerson.

Ndërsa dëshmitari u përgjigj: A e njihni Kosovën?

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët – Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – dhe ish-deputetit kosovar, Rexhep Selimi, akuzohen për vrasje, torturë e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën midis viteve 1998–1999.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat