Historia e dhimbshme e familjes nga Gjakova: Djali u gjet i varur, para disa vitesh iu vdiq edhe vajza

Lajme

Historia e dhimbshme e familjes nga Gjakova: Djali u gjet i varur, para disa vitesh iu vdiq edhe vajza

Më: 3 maj 2024 Në ora: 08:32
Albert Prenka

Një ngjarje tragjike ndodhi të enjten pasdite në fshatin Doblibarë të Gjakovës, ku humbi jetën një i ri.

Viktima u gjet i varur te shtëpia e tij dhe vdekjen e konstatoi ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Vdekja e Albert Prenkës, rreth 26-vjeçar, ka tronditur familjen dhe miqtë e tyre.

Policia e ka konfirmuar se për këtë rast tashmë kanë nisur hetimet dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion.”

Ndërkohë familja Prenka para 10 vitesh kishte humbur edhe vajzën e tyre, në moshën 19-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat