Reagon ambasada amerikane në Beograd: Vulin dhe Popoviq mbeten nën sanksione

Lajme

Reagon ambasada amerikane në Beograd: Vulin dhe Popoviq mbeten nën sanksione

Më: 3 maj 2024 Në ora: 14:46
Aleksandar Vulin

Ambasada Amerikane në Beograd ka thënë se ministrat e Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq mbeten nën sanksione dhe se qëndrimi amerikan ndaj tyre dihet mirë.

“Pozicioni ynë për Vulinin dhe Popoviqin është i njohur. Ata mbeten nën sanksionet amerikane”, tha ambasada amerikane për N1, duke thënë se “qeveria amerikane nuk ka asnjë rol në formimin e qeverisë së re serbe”.

Vulin dhe Popoviq janë nën sanksionet e SHBA-së që nga korriku i vitit 2023. Vulin mes tjerash është nën sanksione edhe për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Vulin nga dje është zëvendëskryeministër i Qeverisë së Serbisë, ndërsa Popoviq ministër pa portofol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat