Tërheqja e vaksinës nga Astrazeneca, Sllamniku me paralajmërim të frikshëm

Lajme

Tërheqja e vaksinës nga Astrazeneca, Sllamniku me paralajmërim të frikshëm

Më: 8 maj 2024 Në ora: 17:06
Arianit Sllamniku

Vazhdimisht ka bërë thirrje që të mos vaksinohemi gjatë kohës së pandemisë COVID-19, e sot thirrja e tij thotë se ka marrë kuptim pasi AstraZeneca ka vendosur ta tërheq nga tregu vaksinën për covid.

Konspiracionisti, Arianit Sllamniku thotë se për shkak të vaksinimit mund të ndodhin gjëra të rënda, si në rastin konkret vdekjet e pa pritshme.

Sipas tij vaksinimi do të sjell efekte të rënda anësore.

“Pritet të ndodhë ajo çka po ndodhë në Kosovë dhe krejt botën, pra, vdekjet e papritshme të cilat po shkaktohen këtyre ditëve…dhe po vazhdojnë këto raste të vdekjeve të papritshme si diagnozë e re e kësaj shëndetësie…”, ka  thënë ai.

Gjatë pandemisë u thyen të gjitha normat ligjore dhe akti kushtetues dhe  sforcuan njerëzit të vaksinohen me detyrim, shprehet Sllamniku.

Aplikimi i AstraZenecas për tërheqjen e vaksinës u bë më 5 mars dhe hyri në fuqi më 7 maj.

Kompania fund të prillit pranoi për herë të parë në dokumentet gjyqësore gjatë procedurave ligjore në Londër se vaksina e saj kundër Covid mund të shkaktojë trombozë si një efekt anësor i rrallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat