“Mali i Zi në rrezik”, eksperti: Çfarë mund të ndodhë nëse votojnë “Srebrenicën”

Lajme

“Mali i Zi në rrezik”, eksperti: Çfarë mund të ndodhë nëse votojnë “Srebrenicën”

Më: 10 maj 2024 Në ora: 12:40
Drizan Shala

Mali i Zi do të votojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të Rezolutës që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, tha të enjten kryeministri malazez Milojko Spajiç, duke nxitur reagimin e partive pro serbe e pro ruse, që janë pjesë e koalicionit të tij qeveritar.

Eksperti Drizan Shala tha se nëse kryeministri malazez merr vendimin që të votojë rezolutën kundër gjenocidit serb në Srebrenicë ai rrezikon të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, pasi do të hasë në kundërshtimin e partive proserbe me të cilat qeveris.

“Spajiç e ka frikën në amendamentin e dytë, në moscenimin e marrëveshjes së Dejtonit… këto ndryshime reflektohen në terren në një konflikt mes popujve dhe njëkohësisht frika mbetet tek ekspansioni i një konflikti që mund të vijë. Mandiç që është proserb, ia bëri me dije Spajiç që nuk duhet të vazhdojë të mbështesë një rezolutë të tillë se konteksti dhe reflektimi politik do jetë një goditje dhe sipas asaj që është thënë mund të kemi zgjedhje të parakohshme.

Duke iu referuar një statistike ku prirja e komunitetit serb dhe një pjesë të atij malazez në drejtim të ngritjes së nacionalizmit është shumë i lartë. Mbi 45 për qind e komunitetit malazez duan të kthehen në unionin Serbi-Mali i Zi dhe nëse një gjë e tillë vetëm se implementohen në krijimin e një bazamenti politik është një goditje e rëndë për NATO, se po i mundësohet Serbisë, respektivisht Rusisë dalje të detin Mesdhe”, tha eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat