PDK-ja në Lipjan kërkon që Imri Ahmeti dhe LDK-ja të distancohen nga njerëzit që kryejnë akte kriminale

Lajme

PDK-ja në Lipjan kërkon që Imri Ahmeti dhe LDK-ja të distancohen nga njerëzit që kryejnë akte kriminale

Më: 15 maj 2024 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, ka reaguar pas rastit të fundit ku babë e bir, Skënder Tasholli dhe djali i tij Albion Tasholli janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, pasi po dyshohet se shtynë drejt vetëvrasjes biznesmenin, Bashkim Salihun. I njëjti po dyshohet se vrau vetën nga problemet me fajdexhinj.

Reagimi i PDK-së erdhi pasi Skender Tasholli është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, ai ishte arrestuar edhe më parë nga Policia e Kosovës.

Në reagimin e tyre thuhet se rastet kriminale dyshohet se vazhdojnë të jenë të përfshirë njerëzit e afërt me Kryetarin Imri Ahmeti dhe partisë që ai udhëheq në Lipjan.

“Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, shprehë shqetësim për prezencën e rasteve të ndodhura kriminale të cilat janë në rritje në komunën tonë.Në këto raste kriminale dyshohet se vazhdojnë të jenë të përfshirë njerëzit e afërt me Kryetarin Imri Ahmeti dhe njëherit njerëz të cilët ishin apo janë edhe pjesë e strukturave të partisë që udhëheq komunën e Lipjanit”.

Tutje, PDK ka kërkuar që të trajtohen me profesionalizëm këto raste. Gjithashtu i kanë kërkuar edhe Imri Ahmetit dhe strukturat e LDK-së në Lipjan që të distancohen nga njerëzit e dhunshëm dhe qe kryejnë akte kriminale e të cilët ishin apo janë pjesë e strukturave të tyre.

Me këtë rast PDK në Lipjan kërkon nga organet kompetente të sigurise dhe të drejtësisë që me profesionalizëm të trajtojnë këto raste kriminale dhe secilit ti japin dënimin e merituar.

Gjithashtu PDK në Lipjan kërkon nga Kryetari Ahmeti dhe strukturat e LDK-së në Lipjan që të distancohen nga njerëzit e dhunshëm dhe qe kryejnë akte kriminale e të cilët ishin apo janë pjesë e strukturave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat