Presidentja Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen, vjen urimi i veçantë nga motra e saj

Lajme

Presidentja Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen, vjen urimi i veçantë nga motra e saj

Më: 17 maj 2024 Në ora: 08:34
Vjosa Osmani

Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo sot feston ditëlindjen e 42-të.

Osmani u zgjodh si e para e shtetit më 22 mars 2021.

Motra e saj e ka uruar presidenten me një fotografi të veçantë.

Image
Urimi i motrës së Osmanit

“Urime ditëlindjen për krenarinë time të përditshme dhe burimin e pafundmë të frymëzimit”, ka shkruar ajo.

Vjosa Osmani për disa muaj ishte edhe kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Osmani ishte edhe deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo ka shërbyer edhe si shefe e kabinetit të presidentit të Kosovës, në kohën e Fatmir Sejdiut nga viti 2006 deri në 2010.

Osmani është profesoreshë në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Vjosa Osmani është lindur më 17 maj 1982 në Mitrovicë.

Është e martuar dhe i ka dy vajza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat