“Martesa” e djalit të Thaçit me vajzën e Vuçiqit konsiderohet kërcënim nga serbët

Lajme

“Martesa” e djalit të Thaçit me vajzën e Vuçiqit konsiderohet kërcënim nga serbët

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 16:54
Kurti ka thënë nuk ka mbetur tjetër gjë vetëm që djali i presidentit të Kosovës të martohet me vajzën e Vuqiqit

Një deklaratë e liderit të Vetëvendosjes ku është përmendur një martesë e mundshme në mes të djalit të presidentit Hashim Thaçi dhe vajzës së presidentit serb Aleksandër Vuqiq është përmendur edhe në Bruksel.

Madje shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq këtë fjali të Kurtit e ka quajtur edhe kërcënim.

Gjuriq: E kanë kërcënuar edhe vajzën e Vuçiqit

“Duke e kërcënuar edhe vajzën 16 vjeçare të presidentit Vuçiq…dhe për gjithçka që kanë bërë  ditët e kaluara presidenti Vuçiq nuk do të bisedojë me përfaqësuesit e Prishtinës këtu në Bruksel”, tha Gjuriq.

Të hënën lideri i VV-së Albin Kurti duke folur në një tryezë ku është diskutuar për idenë e Thaçit për shkëmbim territoresh ka thënë se presidenti I Kosovës dhe ai  iSerbisë po sillen si mbretër.

Në këtë kontekst Kurti ka thënë nuk ka mbetur tjetër gjë vetëm që djali i presidentit të Kosovës të martohet me vajzën e Vuqiqit.

Kurti: Na ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiçit

“Serbinë. Unë besoj që bëhet fjalë për dy autokratë, për Thaçin në Kosovë dhe Vuçiçin në Serbi të cilët po e trajtojnë shtetin si shtëpinë e tyre që në fakt nuk iu takon e kanë disi pa punë, mund e ndjerës , popullin e trajtojnë si familjet  e tyre ....Dy autokratët merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesë jetë në periudhën e feudalizmit ku mbretërit merreshin vesh për territoret e shteteve sikur tokat e tyre veç ka mbetur që djali i Thaçit, të martohet me vajzën e Vuçiçit edhe jemi tamam sikur dikur para katër apo pesë shekujsh”, ka thënë Kurti të hënën.

Kjo fjali e Kurtit përveç në Serbi ka shkaktuar reagime edhe në Kosovë sidomos tek i biri i presidentit Endriti,  i cili i ka thënë Kurtit se “po pres që të rritet vajza jote e të martohem me të, por se e ka problem identitetin kombëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat