Libani falënderohet nga Serbia pasi s’e njeh Kosovën shtet - Bota Sot
Libani falënderohet nga Serbia pasi s’e njeh Kosovën shtet

Lajme

Libani falënderohet nga Serbia pasi s’e njeh Kosovën shtet

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 23:40
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, ka biseduar sot me ministrin e Jashtëm të Libanit, Gebran Bassil

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, ka biseduar sot me ministrin e Jashtëm të Libanit, Gebran Bassil.

Ajo me këtë rast e ka falënderuar Libanin që “e respekton integritetin territorial të Serbisë dhe që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”.

Me shefin e diplomacisë libaneze është takuar edhe ministri serb i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Siç përcjell tanjug, Daçiq e Bassil, janë pajtuar se “Kosova nuk është çështje vetëm për Serbinë por edhe për të Drejtën ndërkombëtare”.
Daçiq ka përkujtuar se Libani, si mik i Serbisë, ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...