Libri i Michelle Obamas shet 10 milionë kopje

Libra

Libri i Michelle Obamas shet 10 milionë kopje

Më: 26 mars 2019 Në ora: 16:11
Michelle Obama

Libri i Michelle Obamas është në 'rrugë të mbarë' për tu bërë autobiografia më popullore deri më sot, sipas botuesit të tij.

Becoming, botuar 5 muaj më parë, tashmë ka shitur më shumë se 10 milionë kopje,  tha Bertelsmann.

"Ne besojmë se ky libër do bëhet autobiografia më e suksesshme ndonjëherë,"-tha Thomas Rabe, shefi ekzekutiv i firmës gjermane.

 Firma pagoi 60 milionë dollarë në 2017 për të drejtat e librit, së bashku me atë të ish presidentit amerikan Barak Obama.

Libri i ish presidentit nuk është botuar ende.

Sipas raporteve aktualisht libri i ish Zonës së Parë është aktualisht i 11-ti në listën e 20 biografive dhe autobiografive më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat