Promovohet libri “Parimet dhe Praktikat e Politikave Publike në Kosovë”

Libra

Promovohet libri “Parimet dhe Praktikat e Politikave Publike në Kosovë”

Më: 29 mars 2019 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Janë promovuar libri “Parimet dhe Praktikat e Politikave Publike në Kosovë” dhe materiali “Problemet Reale, Zgjidhjet e Mundshme: Propozimi i Politikave të Përzgjedhura”, të dy këto kanë janë produkt i programit të Zhvillimit të Politikave Publike në Kosovë dhe Lidershipit (PPDL).

Ky program është organizuar nga UNICEFF dhe nga RIT Kosova, ku kanë marrë pjesë mbi 1 mijë e 500 shërbyes civil nga institucionet e Kosovës.

Libri “Parimet dhe Praktikat e Politikave Publike në Kosovë”, është i pari i llojit të tij, ku autorët e tij janë profesionistë me eksperiencë në politikë-bërje dhe në fushën e politikave publike. Ata janë profesorë në RIT-Kosovo (A.U.K.) dhe janë të angazhuar si ligjërues të PPDL.

Ndërkaq, qëllimi i materialit “Problemet Reale, Zgjidhjet e Mundshme: Propozimi i Politikave të Përzgjedhura”, është të mbledh projekt-propozimet e zgjedhura dhe t’i përpilojë në një të vetëm, të shpërndahet në institucionet publike dhe të jetë pjesë e eksperiencës dhe njohurive të pjesëmarrësve të trajnimit PPDL.

Me rastin e lansimit të librit dhe materialit, Louis Sell, anëtar i bordit në RIT Kosova, ka thënë se të dyja janë shumë të rëndësishme, pasi janë një pasqyrë gjithëpërfshirëse e politikave dhe problemeve publike.

Sell: Është një pasqyrë gjithëpërfshirëse e politikave, e problemeve me zhvillim politikash në Kosovë

“Ekzistojnë një mori literature në anglisht mbi Ballkanin, por ky libër dhe prezantimet brenda në të janë më rëndësi, sepse është një pasqyrë gjithëpërfshirëse e politikave, e problemeve me zhvillim politikash në Kosovë dhe kjo në kontekst të praktikës së politikës publike. Pra, trajtohen shumë mirë të dy këto aspekte”, tha ai.

Ai ka komentuar disa nga kapitujt e librit, ku ka përmendur se në një kapitull flitet për sigurinë e Kosovës, ku theksoi se tash Kosova ka ushtrinë e saj, por ushtria nuk është elementi më i rëndësishëm i sigurisë shtetërore, por gjithsesi të gjitha këto pika janë trajtuar në libër. Ai tha se në libër janë trajtuar edhe çështjet lokale.

Ndërsa, Mark Baskin, redaktori i librit, ka thënë se kanë synuar që qytetarët e Kosovës t’i pajisin me informacione se çka saktësisht ndodh nëpër ministri. Po ashtu, ai tha se synim i tyre ka qenë që studentëve t’iu prezantojnë politikat që nxiten nga dëshmitë që bazohen në dëshmi dhe përmirësimi i politikës bëhet në bazë të praktikës, në bazë të vlerësimit të vazhdueshëm të saj.

Baskin: Secili kapitull jep një historik të çështjes përfshinë problemet kryesore

“Kapitulli hyrës jep një hyrje të përgjithshme të politikës publike, e cila bazohet në ligjëratat që kanë mbajt. Libri përshkruan institucionet e Kosovës dhe qasjen e tyre ndaj politik bërjes. Cdo shtet është unik, edhe Kosova është unike në disa mënyra, por Kosova në fund të fundit është thjeshtë një shtet i vogël dhe proceset e vendimmarrjes të asaj se si funksionojnë gjërat. Në libër po ashtu trajtohen edhe çështje etike, fiskale dhe ky është kapitulli hyrës. Pastaj më vonë në libër, secili kapitull jep një historik të çështjes përfshinë problemet kryesore me të cilat përballen politikbërësit, cilat janë strategjitë dhe objektivat e përgjithshme, cilat janë politikat që ndërmarrin institucionet e Kosovës, çfarë është komuniteti i politikave, ministritë, agjencitë e ndryshme, shoqëria civile, sektori privat dhe deri në çfarë mase ka bashkëpunim ndërinstitucional...Ky nuk është dokument i skalitur nà « gurë, është dokument i gjallë i cili ndryshon. Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejtë BE-së dhe NATO-s dhe situata do të ndryshojë, politika publike do të ndryshoj”, tha ai.

Sipas kësaj, ai tha se ky libër duhet të rishkruhet.

Ndërkaq, Mentor Nimani, profesor në PPDL dhe RIT Kosova, ka thënë se iu kanë ofruar shërbyesve civil një mënyrë të re të të menduarit.

Nimani: Ju kemi dhënë një mënyrë të re të të menduarit

“Ne ju kemi ofruar kandidatëve, shërbyesve civil, ju kemi dhënë një mënyrë të re të të menduarit dhe kjo jep mundësi në mënyrë të qëndrueshme, pra jep një shtytje për ndryshim në Kosovë. Në këtë libër qëllimi jonë ka qenë që të trajtojmë politikat sociale, kështu që unë u fokusova në dy grupe, njëri fëmijët dhe tjetra fëmijët me aftësi të kufizuara. Për mua ka qenë kjo shumë ashiqare, pasi që nëse del jashtë i sheh të dyja këto grupe, por nuk e din se pse janë të margjinalizuar. I sheh fëmijët e vegjël duke lypur në rrugë, pra janë të lënë jashtë sistemit. Grupi i dytë, personat me aftësi të kufizuara dhe në shumë raste me aftësi të kufizuara mendore. Në fillim kjo temë as që flitej, as që bisedohet sepse ishte temë tabu, pra kemi parë edhe raste ku ka pasur të mbyllur persona me aftësi të kufizuara në podrume nga turpi i familjes”, tha ai.

Një nga pjesëmarrëset në programin PPDL ka qenë Ardita Baraku, e cila ka treguar për përvojën e saj.

Baraku: Këta dy libra sot na e kanë lehtësuar punën

“I tërë projekti na ka mësuar shumë se si duhet adresuar një ide të re dhe si duhet përpiluar një program të tillë. Ky libër ose këta dy libra sot na e kanë lehtësuar punën, sepse shpesh në sektorin publik përmendet fjala burokracia, pengesat administrative, buxheti. Tani këto probleme zvogëlohen meqë i kemi dokumentet i cili na tregon se si duhet përpiluar këto programe, si duhet jetësuar ato. Por, e kemi edhe një libër fantastik me ide vërtetë të mrekullueshme të përpunuara nga ne pjesëmarrësit për disa ndryshime që mund të ndodhin në institucionet tona”, tha ajo.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat