Kohëve të fundit na lidni ideja t’i prezantojmë poetët shqiptarë dhe rumunë me nga një vëllim me dy autorë, një poet shqiptar dhe një poete rumune, apo një poete shqiptare dhe një poet rumun. Deri tani e kanë pare dritën e botimit me nga një poete rumune: Sali Bashota, Lulzim Tafa, Jeton Kelmendi, Dan Gashi, Luan Maloku, Remzi Basha, Dibran Demaku etj. Të gjithë prezantohen me poezi në të dy gjuhët, gjë që krijon ura miqësie mes dy vendeve, dy popujve dhe dy kulturave.
Elena Armenescun e kemi prezantuar me poetin Theodor Damian nga New Yorku. Është mjeke, poete, prozatore, eseiste dhe publiciste. Në fushë të mjeksisë shquhet për promovimin e terapive natyrore nëpërmjet Fundacionit Mirabilis që bën pjesë në Klubet UNESCO të Rumanisë. U lind më 22 Maj 1948 në lokalitetin Tătărăști de Sus, Rrethi i Teleormanit. Kreu Institutin e Medicinës në Timishoara, pasoi studimet pasuniversitare, specializim në pediatri dhe kardiologji infantile në dy spitale të Bukureshtit. Që nga viti 1993, praktikon akupunkturën dhe mjeksinë në Bukuresht. Është anëtare e Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë dhe autore e vëllimeve të publikuara: Dritaret e gjumit (1995), Mbretëria e fshehur (1996), Ekzodi i harresësë (1998), Diktatura e dashurisë (2000), Bërtitje drejt dritës (2002), Memorja e statujave (2005), Dashuri mbretërore (2006), Lojë tinëzare (2011), Kënga e dashurisë – sonata (2013), Vendi i dritës (2013), Me Orfeun për dore (2014), Mendime mëngjesore (prozë, 2014), Antologjia “Poetë rumunë duke hymnizuar zotërimin” (bashkautore, 2015), Pagjumësia e hulumtimit (2015), Konstelacioni i zemrës (2016), Gjykata e kafshëve dhe zogjve (libër për fëmijë, 2017), Livadhi i fjalëve (libër për fëmijë), Mendime për mbrëmësim (prozë, 2018). Pasojnë vepra tjera si: Shtigjet e shpirtit (fletë nga ditari), Erëtima të bardha (mikropoema), pagjumësia e fjalëve (koautore). Ka në pregaditje një vëllim poetik (Fshehtësitë e vegimit), një me prozë (Dalje nga labirinti) dhe një tjetër me kronika dhe evokime (Kërkimtarët e kuptimit).
Elena Armenecu është laureate e disa çmimeve importante dhe bashkëpunëtore e një numri të konsideruar revistash letrare dhe medicinale në Rumani, Australi, Kanada, Amerikë etj. Është e përfshirë në Fjalorin e Mjekëve Shkrimtarë dhe Publicistë, si dhe në disa antologji. Autorja që e kemi zgjedhur për afirmim në gjuhën shqipe, është edhe koautore librash për letërsi dhe mjeksi.
Poeti
Asnjëherë, drita s’ka depërtuar
Shumëllojshmërisht
Në kopshtijet e Semiramidës
Si në shpirtin e poetit...
Flakë përcëlluese
E dëborëzuar
Në një petale përmallimi
Ishull me dukje murmurimi,
Këngë dhe gjemim yjor,
Që e mbron vetëveten
Me bumerang dritash,
Bërthamë e mishëruar
Nën qiellin e dashurisë,
Bërtitje e lëvarur
Në fjalë tinëzisht të mahnitshme
Mag që ndez fortuna stelare
E di se si ta shërojë humbjen
Me fëshfërimë të lulëzuar.
Dritaret e gjumit
Për një moment, nëpër dritaret e gjumit
Ndjeva se koha ishte ndalur
Si mbi një liman
Pastaj, i zgjata shuplakat
Si një tundim
Dhe e kapa mes tyre avullin
Ishte muzg dhe unë besoja
Se përhumbja dhe rrjedha u zhdukën
Mbeti vetëm qielli, yjet
Dhe një yll i fshehur në ëndrrën time
Unë jam zonja dhe pronarja e saj
Skllav i dritës dhe erëtimave
I stolive të mblodhura nga plagët e magjitë
Unë qëndresa që akoma pret
Pa fjalë dhe kujtime
Vetëm heshtje
Duke kaluar npër dogana të panjohura
Në brigjet e kohës unë pres
Diçka që madje vetëvetes ia fsheh
Humbja, legjendat, djegiet,
Uji i gjallë, ylli im, zjarri
Ndoshta shkëlqimi i një shpëtimi
Fati...
Vitta simplissima
Ju qeshni dhe qani me mua
Kufiri i momentit
Nuk është themeluar
Shëtitja nëpër kohë
Zhurmërimet
Lezionet e paprehjes
Ngjiten maleve
Të veshur me magji
Me shkëlqimin e zjarrit
Shkëlqime sublime dhe
Ave Maria
Zbret
Mbi pyllin e pishës.
Ju qeshni dhe qani
Me mua
Madhështia dhe hirësia
Na pret këtu
Në vitta simplissima
Në lartësitë!
Ju qeshni me mua!
Vegim mbrojtës
Hienë e uritur
vuajtja më nuhat,
për të më kafshuar
Por unë jam gjallë
Si e vërteta
dhe Hamleti nuk po pyet
për asgjë
Vuajtja
do të më shqyente por nuk e di se si
Të më kapë mua
pikat e mia të pambrojtura
i mbeten të fshehura
Syri magjik
kërkon nga qielli
ko të më shesë
jo të më blejë
por të më mbajë
ashtu siç jam
e gjallë dhe e vërtetë
Dhëmbët e bishës
do të nguleshin me afsh,
për coptimin
e ofshamës
Syri magjik vegon
me Zotërim!
Përkthyesi i gjuhës së shenjtë
Artisti refugjat
në kopshtijet e parajsës
parashikon dredhkën e portës
energjia dhe brishtësia
qëndresa e formës
arketipi
kanë vënë zotërim me dhëmbë
të ngulur në gjah
mbi syrin e tij
të shndërruara të gjitha janë
nga gatimi i parë
fjala
kënga
ngjyra
guri
të gjithë t’llokoçisura, t’përmbajtura, të ndërtuara
të demoluara, rindërtuara
me mendjen, syrin dhe dorën e tij
të artistit
të vetëmërguar.
Çka po pres
shumë e bukur kjo ditë, kurse mendimi
i qartë porsi çadra e qiellit, mbi lundrën
ngjitet në ritmin e qetë deri në qiellin e shenjtë
vetëm paqe, harmoni, të zhytura në mister!
përshëndesish vetminë me përulje
i përulur, e thua në mëngjes një lutje
mendimin e mirë, mos e lë të shkojë
i engjëjve do të përulet para teje.
parë veten time, thashë: fat të mirë
gordiane s’do të lidhë në një lojë të çuditshme
rebele që rrjedh me zë të lartë ose të lehtë
po pres vetëm përmbushjen e hirit hyjnor!
Kënga e dashurisë
Heshtja rreth meje, çuditërisht më bën shtojzavalle
dëgjoj këngën e violinës që vjen drejt meje
as engjëjt nuk duan të fluturojnë
e shoshit ngadalë shkëlqimin e tij
më e egër delirante është në ne
lartëson dhe na humb mrekullisht në asgjë
e flatërzuara na kalojnë në fruta
pakufishmërinë ndjej se sërish jam e mishëruar
gjakun e ri na vallëzojnë mëngjeset
magjistari që thyen pecetat e fshehta
e trupave po shkrihen në zalisje
qëndrojnë me erëtimë n’vegimin tonë!
përjetësia e përjetësive dhe ende mbi shekuj
kur je një violinë, Dashuria në ty këndon!
Gjithmonë me fytyrën kah qielli
Me fytyrë kah qielli
Gjithmonë me fytyrë kah qielli,
Përmbi shpinën e një shqiponje
Do ta bëj shtratin tim.
Mos të vajtojmë me të ligun
Mos të lëndoj lulet
Mos të mjegulloj sytë
Mos të refuzoj thirrjet.
Me fytyrë kah qielli
Gjithmonë me fytyrë kah qielli
Mbi të gjitha të dukurat
Do të thërras në katër anë
Tëpadukshmit
Të papërfshirit
Që do të më përgjigjet
Ke miq do të më presë
Me ngazëllim
Në thirrjen time
fytyrë kah qielli
me fytyrë kah qielli
Lutja e falënderimit
Atij që e dije të porositish
aromatike dhe sferat qiellore
buzëqeshin me butësi e pëshpërotje
e parë të zërit Tënd të Shenjtë!
Atij që me dashuri e mendove
me guxim n’Madhështinë Tënde, je i aftë
dalin dantileritë nga e padukshmja
të bekuarin tonë por të dukshëm.
këngën unike të detit, pa pushim
shqisat tona që rrezatojnë deri në pafundësi
përqafimin n’lazdërim të rrezeve që rrjedhin
paqen dhe harmoninë e derdhur deri në muzg!
kënaqësinë dhe durimin për t'u rritur
bërthamën time më të fshehtë, një mall i ardhur
largësia ku gjymtyrët Tua po qeshin
ëndrrat rrokulliset tek unë në çdo kohë!
lavdërimit Tënd!
Fuqinë për të shakmisje, me të cilën e këpute
Prej teje një kokërr - dhe Universi e mbushe
fruta Të këndon dhe përlëvdëron gjithë Tokën
ky frut dhe për këngë e zgjedh fjalën time!
e lavdëroj krijimin si fëmijë, dhe gëzohem
pema e lulëzimit, derisa unë ta trondis
në zjarrin e zjarrtë të dashurisë, të përmbushjes
ta shkrij ligjin e përhershëm të natyrës.
jeta jote tokësore është e mbyllur
këtë pasazh pjellor, misterioz dhe të pasur
me mistere, errësirë dhe dritë
e kthimit në mesin e të egërve te Ju!
Pori Greqi sept. 2004-01
Lëngu sekret
Zot, do të doja...
Të të dua me fërgëllimën e mishit
Me zemër të shkrirë nga ngrohtësia e dashurisë
Që rrjedh nga larg, përtej kufijve të trupit
Duke u bashkëshkrirë si në një lutje
Me shenjat Tua të dritës.
Dëshiroj
Dije se ekzistoj e padegdisur
Në dhimbjen e kësaj nate të vorbullës planetare
Të ndjesh se po zotërohem
Kur më mban lëngu sekret, i padukshëm
Drejt prehërit të mantelit Tënd të yjeve
Me habi mbi supet, mbi qerpikët
Ajo fanitet nga ekstazi
Në mesin e kaq qirinjve të ndezur
Përballë mrekullisë se Të gjej
Të shpërndarë
Përtej ëndrrave të mia
Një erë e vjetër më mban
Drejt zemrës sime
Dhe do të të gjej
Kokërr margaritari
Kristali i mbuluar nga petalet e dashurisë
Në thellësinë më të fshehur
Madje dhe në thellësinë time!
Parabolë
Sot isha përsëri
Në arrën e argjendit
Siç qëndron, në dritëm e plotë, vetëm
në mes të fushës,
mbuluar nga dëbora
tejet e ndritshme, verbëruese
me degët e projektuara në qiell,
nga një histori sekrete,
afresk, skeleti i një biografie të fshehtë
të tokës
thuajse ishte shpirti im
i degëzuar, prej filigrani
spirale, duke u pështjelluar,
duke u përzier në valët kozmike
padukshëm,
në drejtim të shenjës së thellësisë
drejt të Paarritshmes.
Solilokviume
Krah i parfumit të çuditshëm
Përgjunet pranë rozës
Dekripton
Konceptet e bardha
Të statujave të bronzit
Flakë e ndezur
Nga drita e gjallë e fjalës
Blatimi
Qiri i përjetshëm
Që shëndrit përsosjen.
Qarqet e aromave
Buzëqeshje e pezulluar
Lule
Shkëlqesi që josh dritën
Kënga e frutave të zhytura në bardhësi
Bashkëshkrirja
Në atë sferë kristali
Që na shumëfizon dëgjimin
Na shumëzoheshin sytë, rritej shikimi
Duart me shumë gishta na rriteshin
Në ijet, në kofshë
Në shpinën e tij të zhveshur, të harkuar
Në një sinfoni të thellë, blu...
Nuk e dija nëse ishte natë apo ditë
Nuk i kujtojmë pikat kardinale
Të uritura ecnin përreth nesh
Spirale argjendi
Na rrethonin si do karafilë
E vargëzonin
Çdo krah, çdo këmbë
Pastaj na lidhin me njëri-tjetrin
Në përjetësinë e një çasti
Për përkujtimin e një përjetimi të ri
Për syrim tim të djathtë dhe syrim tënd të majtë
Ata ishin një çift që kurrë se bota
Dhe shihnin midis qerpikëve të mjegulluar
Ku vallëzonin ylberat e pakalueshëm
Shikonin…
Nga brenda jashtë
Si u bëra një kryq i vetëm
Ndërsa zemrat, këmbana të katedralës.
Pajisje
Pse kaq vuajtje?
Unë bërtita
Për dashuri! Tha ai
Oh, Zot, dikush e di në tokë
Çfarë deshe Ti të thotë dashuri?
A e di dikush? E di dikush?
Përgjigjmu!
... të jetë si një puhi
që së pari zbret në mendim,
pastaj...
afrohet në qarqe
koncentrike
gjithnjë më afër,
deri në rrufe,
të kafshon ashpër siç kafshon
gjarpëri, nëpërka
të impresionon si hidra,
me krahë të shumëfishtë,
të depërton në trup, pa e ndjerë,
helmin e ëmbël!
2.
Ti nuk je ti
Je orgo, fyell, harpë,
që sapo e prek,
unë jam afër
gojës së uritur
për këngë,
për fjalën e pëshpëritur,
për frymën
që rresh lule molle.
Të varura në këmbanat
prej ari
e pajis syrin tim,
lumenjtë e fshehur marrin
fërgëllimën e plepave
duke liruar valën e yllit që
në kishën e trupit
bëhet argonautik -
Pse kaq shumë vuajtje,
Megjithatë!
Magjia e natës
Madhështi, të është qepur hëna
Në flokë, në qerpikë, shkëlqen në iris
Dhe indiskrete ngjitet e çmendur
Në kreshtat mendimtare, të ëndrrave
Velli i saj i artë pandjeshmërisht e dëbon
Hijaen e hedhur nga shkuma e mjegullave
Na mbështjell me krenari, lutja e syve tu
Më prek, robërisht me dridhjet e heshtura
Mburoja e ndezur gradualisht ngushtohet
Tmerr, i ngarkuar nga dëshira e dritës
Ne buzëqeshim kur vallëzon gjatë natës
Duke u përkundur, na zbardhin zambakët
Në ajër një pëshpëritje sekrete e gjinkallave
Dhe çifte fluturash, në fluturimin martesor
Duke u përqafuar me mendje e përshkojnë
Sublimen, harkun galaktik të botës yjore
Asgjë përrreth nesh nuk po lëviz
Mbretëresha e natës na deh me parfum
Vesë dhe rreze, gjithçka shkëlqen-zotëron
Kur përmallimi shëtit si zanat në rrugë.
Jam kupa në duart tua
Dyfishi im në Shpirt
Është një pëllumb i bardhë
Që nuk mund të endet vetë.
Shkëndijat, mrekullitë
burimet
Tua të përplotat
Më mbushin,
Më mbështjellin thjesht
Nga koka deri te këmbët
Dhe jam në tryezën Tënde,
O Zot
Amfora e mbushur me verën e jetës
E vendosur
Në hyjnoret, në Duart Tua
Të padukshme
O Zot!
Ki kujdes, mos më lejo
Mos më shpëto, që grimca të bëhem
Jam amfora Jote plot me verë!
Në qiell, si dhe në tokë,
Vdekja është transformim
Ngjallje në tjetër lartësim.
Megjithatë, më lejo,
Më lë
Në mesin e trazuar, misteret
Kopetë Tua të shenjta
Nga qengjat, devetë,
Kuaj, drerë, sorkadhe
Pothuajse
Nga mjelmat e bylbylat
Në brigjet e ujërave
Duke medituar.
Në mesin e luleve t’përkëdhelura
Me Diellin në të djathtën time
Ulur në mes të ndërtesës Sate
Më lë vetëm, më lë
Në planetin Tokë!
Mirazhi i lindjes
Vajzë e bukur dhe e mençur
Shkëputu nga krahët e gjumit!
(lërshtu m’tha Zana e ujërave)
Eja të shikojmë lindjen e diellit,
T’i shpërlash më së pari sytë
Në dritën e agimeve
Dëgjimin në trillin e zogjve
Ende të përgjumura,
Erëtima
Në aromën e kullosave
Përzier me flladin e purifikimeve
Të prurë nga thirrja e valëve...
Lëre veten të mbuluar me shallin
E mëndafshtë të puhisë së lulëzuar
Mbi flatrat e valëve!
U zgjova
Porsi zoçkat që dalin
Nga vezët e breshkave
U nisëm drejt bregut, për në det...
Kur horizonti u hap
Përtej
Intimitetit të pemëve
Unë munda të shoh
Një vatër me zjarr të butë
Kjo u shfaq, rritej dhe ngritej
Nga dallgët e ukërvae, të shkumëzuara
Me lëvizjen kurorëzuese
Të pagëzuar nga përjetësia...
Atëherë
Me blatime të devotshme
E lashë veten të kapluar
Nga vala e ekstazit
Dhe u gjunjëzova
Me duart e shtrira
Drejt flakëravetë portokallita
Të lindjes së diellit
Hulumtime
Po qaset muzgu ngadalë, ngadalë,
Paralelisht me misterin plot me yje
Mbretëreshat e natës, me përkundje e nisin
Historinë e vjetër: na ishte një herë...
T’kujtohet, kur gjelbërimi e trilli dëgjoheshin
Herën e parë nëpër gjerësinë e fushave
Kur kaprolli me sorkadhen po vinin
Të nxitur nga etja për të pirë ujë të gjallë?
Uji i dashurisë nga burimi i thellë
Dashuria hyjnore që derdhej në tokë
Mbi çdo gjë të gjallë, së bashku me mallin
Të jesh një me tjetrin: lajutë dhe këngë.
Kemi përjetuar fanitjen nga humnerat
Që s’e kam imagjinuar duke lexuar përralla
Një djalë i ri me krahët plot ëndrra
Që më joshte nëpër shtigjet mbretërore.
Pas një kohe, i riu iku duke u larguar
E quajta dashuri e adoleshencës sime
Që atëherë, e kërko në male, në qytet, pa pushim
Nëpër ujëra të mëdha, n’vapë vere, në acar dimri.
Për fat të mirë e pashë përsëri natën e kaluar
Me një degë të bredhit duke rrahur në dritare
Ai është engjëlli me Poezinë e tij - barrë e ëmbël
Për të nxjerrë hidhërimin nga zemra e kaltërt.
Dashuria është një dhuratë
Unë jam tani në jetën tënde violinë,
Ose vjeshtë e butë, me dritë të errët,
Nga kargavani i lulëziuar herën e dytë,
Rreshin në shpirtin tënd mijëra petale...
Ndoshta afrimi im ta përkujtoi
Valsin e parë, me fluturat në flatrim,
Çka të ngriti lart atje, atje në zenit
Përmes "tantrës" së fshehtë në dashuri...
Ndoshta m’ke kërkuar në univers
Nën fytyrën e një ylli vegimtar,
Në netët me hënën kur një varg,
Të lindte në mendjen e thirrjes.
Sot puthja ime s’ta kthjellon horizontin,
I shikon ngjyrat më ëmbël, më qartë,
Mrekullian në të cilën jeton, deti e di
Dhe mali e di: dashuria është një dhuratë!
Kërkojmë të jetojmë një mijë vjet,
T’i ndërtojmë dashurisë pallate qiellore,
Mjafton momenti mbi të silin e ndërtojmë,
Në ndërtesën e padukshme të hirit hyjnor.