“Patkoi” dështoi

Libra

“Patkoi” dështoi

Nga: Nezir Selmani ( Zharku) Më: 25 maj 2019 Në ora: 13:32
Ballina e librit

Autori Rrustem Rrustemi  na paraqitet për herë të parë me romanin me temë nga lufta e fundit “Patoki me katër harqe”. Atij ia kishin vrarë xhaxhin Rrulli çetnikët serbë. Ai ishte plot emocione. Donte të çlirohej pak nga ato emocione, të shfryhej dhe t’i dilte sado pak borxhit xhaxhit, prandaj Rruli edhe është personazhi kryesor i romanit. Rruli me gjithë peripecitë që kishte doli triumfues edhe nga intrigat e mësuesit të tij dhe qëllimet djallëzore që kishte ai në zemër, edhe intrigat e gjeneralit Ramlluk, i cili përfaqëson të gjithë gjeneralët që ishin kriminelë. Ai ia del në krye qëllimit për ta gjetur kryet e babait Marinit, të cilin gjenerali Ramllak e kishte shndërruar në llambadarkë, por në fund Rudmilla ia solli te varri. Por çka nuk mundi të kuptojë Rrulli nga intrigat e mësuesit? Nuk mundi ta kuptojë moton e tyre të hershme: “Muqi, tuqi, nedaj da uqi (Mundoje, rrihe, mos e lër të mësojë).

Me një gërshetim të mrekullueshëm në mes fiktives dhe reales retrospektive, nëpërmjet një narracioni të nartë, një gjuhe të qartë e një sintakse të mrekullueshme, autori paraqet personazhet pozitive me  një vetëdije të lartë siç është rasti i Melises e cila me përpikëmëri e zbaton amanetin  dhe kurrsesi nuk e pranon propozimin e Cobit, i cili u mundua t’ia kthjellonte mendjen me traditat e martesave, por nuk ia arriti qëllimit, pasi Melisa kishte vendosur ta respektonte fjalën e gjyshes. Adem Jashari u përjetësua në legjendë kombëtare dhe historike, sepse u flijua me 22 anëtarë të familjes që është rast unikat në botë.

Shkrimtari përdor një lloj metafore, edhe atë duke e vënë në thonjëza për të mos ia përmendur emrin dhe për ta ironizuar “Hyji” që ishte shkaktar i këtij krimi dhe i shumë krimeve të tjera bashkë me Ramllakun, i cili ishte protagonisti i gjithë gjeneralëve që kryenin krime në Kosovë.

Për të mos e realizuar  hipokrizinë  e tij Ramllaku e ndihmoi Rrulin edhe Radomili pasi ia tregoi përgatitjen  e kurthit Rullit që ia kishte përgatitur  Ramllaku, prandaj Ruli nuk e zbatoi  silenitin dhe  dezertoi. Pra komandantin e garnizonit në pretekstin e tradhtoi skenari! Darko dhe “Vuçjaku” kot e pritën Rrulin te Piramida 35!...Me këtë rast Ruli shpëton nga kthetrat e gjeneralit dhe vepron me mençuri, duke fituar azil politik në Greqi e edhe vend pune, por mundimet filluan për RREZALLAJT e ri, sidomos për babain e Rrulit Marinin, i cili nuk dinte asgjë për dezertimin e Rulit. Dhe mundimet vazhdonin. “Zyra e policisë së shefit serb ishin varret e shqiptarëve mbi tokë...”

Rruli e lajmëron familjen për azilin në Greqi. Të gjithë u gëzuan se ai ishte gjallë, por më shumë nëna Dilë të cilës i rrodhën lot gëzimi.

Ruli shkon prej Greqie në Francë. Ai vendoset në Lyon nga e dërgon një letër në adresë të familjes Rrezallaj. Atë e lexon motra e Rrulit Liria. Policia tash i kishte të gjitha shënimet për Rrulin. Agjentët e sigurimit jugosllav ishin shpërndarë nëpër tërë Evropën. Por Rruli tani më ishte djalë i pjekur, i shkolluar, i ngritur dhe i formuar. Kishte një shtat të lartë, ishte i pashëm dhe i shëndetshëm. Mundi t’i përballonte sfidat. Ai hyri në punë në një fabrikë për përpunimin e mishit, por ishte i dhimbshëm ( i ndejshëm) dhe nuk mundi të shoh mënyrën e therjes së kafshëve, prandaj e lëshoi punën.

Pas pak shkon për t’i mësuar dy fëmijë: Jeanin dhe Michelin. Prindërit ishin të kënaqur.  Përveç punës si edukator që mbante kurs me dy fëmijët ai gjeti punë si recepcionist  në hotelin “Carlton” pasi fliste : shqip, italisht, kroatisht, serbisht e me një nivel fillestar edhe greqisht.

Qëllimi i Rulit ishte që ta ndihmojë edhe familjen në Kosovë, por brenga më e madhe ishte se lufta vazhdonte në Kosovë. “Hyji” bëri zëvendësimin e udhëheqësisë  së padëgjueshme dhe vendosi njerëz të dëgjueshëm. Ultranacionalistët ishin shtuar. Është interesante që, fatkeqësisht tërë inteligjencia serbe e përkrahu këtë politikë të Millosheviqit, dhe ishte faktori kryesor i arritjes së një nacionalizmi të pa-përshkruar – u bënë tok:komunistët, politikanët, disidentët e dikurshëm, luftëtarët, shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët, shkencëtarët dhe të gjitha shtresat e tjera intelektuale serbe. Ata nuk ishin të vetëdijshëm  se me shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik si fuqi botërore  sllavizmi kishte marrë dekadencën. Populli serb ishte verbuar nga ultranacionalizmi, ai ishte i sëmurë nga urrejtja ndaj shqiptarëve.

Në krye të shtetit kishte vënë Neronin me gurë të kuq në sy. Ata s’i përfillnin  as fjalët e diplomatëve botëror. Në mbledhjen e KSB-së që u mbajt në Moskë më 10 shtator 1991 ku shqyrtoheshin të drejtat dhe liritë e  njeriut sekretari amerikan Xhejms Bejkeri i tha delegacionit të Serbisë: “Mos e përdorni forcën, mos luftoni, sepse me forcë  nuk do të arrini asgjë, vetëm mjerim, humbje dhe urrejtje”. Serbët i kishin bërë hesapet pa hanxhinj.

Lufta në Kosovë u intensifikua. Rruli,  me aftësitë e tij që kishte, organizoi një grup luftëtarësh dhe u nis për në Kosovë, me të ishte edhe e dashura e Rrulit- Liza.

Synimi i tyre ishte për t’iu bashkuar njësiteve të UÇK-së. Tashmë e kishin edhe NATO-n që iu kishte ardhur në ndihmë.  Pasi mbaroi lufta Ruli u kthye në familje, pas një dekade që ishte ndarë nga ata. Familja ishin mbyllur në katin përdhes dhe nuk guxonin të dilnin. Ata nuk e dinin se ka mbaruar lufta. Këtë lajm të gëzuar ua solli Rruli. Ata u gëzuan pamasë për ardhjen e Rulit dhe për mbarimin e luftës. Në mesin e familjes mungonte Marini. Rruli pyeti për babanë. Gjyshja ishte e nervozuar dhe filloi një dialog me Rrulin. Ajo e zgjati dialogun, sepse nuk deshi që t’i tregonte  menjëherë. Më në fund ajo i tha të vërtetën. Është ky një dialog tronditës e shumë  pikëllues për Rulin i cili u betua se do të gjente  kryet e babait, të cilin Rramllaku e kishte marrë për llambadar.

Dialogu që zhvillohet në mes gjyshes e Rrulit dhe gjeneralit Ramlluk e Marin Rrezallajt paraqet tragjedinë më të madhe në roman.

Pra, mund të themi se romani “Patkoi me katër harqe” është roman post  modern, i cili pasqyron në detaje luftën e fundit pa lënë asgjë mangut. Është një etnoroman, sepse paraqet tragjiken e popullit shqiptar në mes serbëve në periudhën njëshekullore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat