Libri për Hashim Thaçin vjen edhe në gjuhën shqipe

Libra

Libri për Hashim Thaçin vjen edhe në gjuhën shqipe

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 15:23
“Lindja e një demokracie"

Me personazh kryesor Hashim Thaçin, të enjten në Prishtinë është promovuar libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”, i autorit Jasques Baudouin.

Sipas këtij të fundit, ky libër ka pasur synim lexuesin francez, për të njohur më tej vuajtjet e shqiptarëve në rrugëtimin për liri.

Ky libër tashmë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Nuri Bexheti, recensent i librit tha se vëmendja më e madhe në këtë libër i kushtohet kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës, Hashim Thaçit.

Bexheti: Autori vëmendjen ja kushton shtetit të Kosovës dhe Hashim Thaçit 

“Në qendër të vëmendjes ka një vend dhe një personazh. S’ka dyshim se vendi që autori francez vëmendjen më të madhe në narracionin e tij ia kushton atdheut tonë, shtetit të Kosovës. Personazhi kryesor rreth të cilit Kosova që në dy dekadat e fundit ka bërë hapa dhe ngritjen më të madhe gjatë gjithë historisë francezi këtë meritë ia njeh dhe atribuon figurës dhe personalitetit të Hashim Thaçit... Origjinali është i shkruar në gjuhën frënge, në gjuhën e shpirtit dhe ka parë dritën e botimit një vit më herët.... Libri është i ndarë në 20 kapituj voluminoz dhe për nga numri i faqeve hyn në kategorinë e librave që lexohet me një hov, për dy ditë dhe një natë”, tha Bexheti.

Autori sipas tij sjell intriga, shantazhe, e shumëçka tjetër.  Lufta e UÇK-së për autorin, trajtohet si e lidhur ngushtë me rrugëtimin e Hashim Thaçit, për të cilin tha se janë sjellë fakte të reja dhe të paditura.

Në këtë libër tregohet për rrugëtimin e UÇK-së, sa ishte numri fillestar dhe si pasoi më pastaj.

Profesori Ibrahim Gashi tha se autori i këtij libri në mënyrë kompetente hedh dritë mbi atë çfarë ka kaluar Kosova.

Gashi: Libri në fjalë ka strukturë përmbajtësore

“Baudouin me një kompetencë të lartë faktografike dhe analitike e ka trajtuar trajektoren vendimtare historike 20 vjeçare të Kosovës, duke gërshetuar dhe elaboruar në mënyrë shembullore, ngjalljet, shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe personalitet të huaj dhe vendor që bashkëvepruan dhe bashkëkontribuan me luftën politike dhe ushtarake për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Libri në fjalë ka një strukturë përmbajtësore interesante”, tha Gashi.

Daan Everts, ish- shef i misionit të OSBE-së tha se gjithmonë duhet kujtuar e kaluara në Kosovë.

Everts: 20 vjet më parë nuk ishte as fakulteti e as profesorët

“ Është e jashtëzakonshme të jesh në një ndërtesë të veçantë sikur kjo dhe unike në botë, them unike në kategorizime tjera e bukur apo e shëmtuar....Dhe është veçanërisht kënaqësi të jem në prezencë të akademikëve të profesorëve, pasi që mbaj mend 20 vite më parë nuk ishte as fakulteti, as profesorët, as studentë sepse çdo gjë ishte shkatërruar. Prandaj që është kënaqësi të shoh se si edhe shteti edhe universiteti ka arritur të ri-ndërtohet dhe ngritet dhe të funksionojë. Edhe kënaqësia e tretë të jem këtu është sepse mar pjesë në lindjen e një libri, apo lindjen e një shteti”, tha ai.

Sipas Everts, është shumë e rëndësishme të shkruhet për periudhën e Kosovës, gjatë luftës . Ai tha se të krahasosh Kosovën me vendet e tjera që kanë dalë nga lufta, Kosova është shumë më mirë. Ky libër tha se trajton gjëra që për të kanë qenë të panjohura.

E autori i këtij libri, Jascques Baudouin tha se për të bërë një shtet të së drejtës, duhet të luftohet për të drejtën.

Shkrimtari tha se këtë libër e ka bërë për lexuesin francez, për t’u njohur me vuajtjet e shqiptarëve.

Baudouin: Këtë libër e kam shkruar për francezët

 

“ Ju mund të pyesni se pse një francez ka dy vite, i cili po shfaqet lidhur me këtë aventurë për të shpjeguar një luftë, rëniet e kësaj lufte, vuajtjet e një populli, lindja e një lideri politikë dhe në fund lindja e një demokracie. Në fakt unë nuk jam historian, jam shkrimtar, dhe një shkrimtar është ai i cili don të kuptoj, kërkon të shihet se çfarë fshihet pas, ato që shfaqen...Këtë libër e kam bërë lexuesit francez, sepse francezët e kanë një problem të vërtetë, sepse ata i harrojnë të gjitha”, tha Baudouin.

Autori i këtij libri ha se është shumë e rëndësishme për Evropën të ketë një pushtetar të tillë siç është Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat