Në prag të Festës së Flamurit, poeti Hajrush Redenica me përmbledhje të re potike për fëmijët - Bota Sot
Në prag të Festës së Flamurit, poeti Hajrush Redenica me përmbledhje të re potike për fëmijët

Libra

Në prag të Festës së Flamurit, poeti Hajrush Redenica me përmbledhje të re potike për fëmijët

Nga: Zymer Mehani Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 08:16
Hajrush Redenica

Autori Hajrush S. Redenica- Kika së shpejti  do të dalë me përmbledhjen më të re poetike për fëmijë “ Rrugët e jetës”. T’jua rikujtojmë, të dashur fëmijë se poeti Redenica për ju ka shkruar edhe përmbledhjet: “Bukuri në atdheun tim”, Prishtinë, 2017; “Urat e vendlindjes”, Prishtinë, 2018 dhe “Gurrat e vendit tim”, Prishtinë, 2019.

Ky poet i dashur për ju u lind më 15 shkurt 1961 në Kikën legjendare, aty ku më 26 korrik 1944 u mbrojt Shqipëria Natyrale. Xha Hajrushi u rrit në një familje të varfër, por bujare. Shkollën fillore e kreu në shkollën “Skënderbeu” në Hogosht.

Pas mbarimit të shkollës fillore u regjistrua në SHM “9 Maji” në Kamenicë në Gjimnaz degë e ndarë e Hogoshtit. Pas dy vitesh të gjimnazit u regjistrua dy vite të tjera në Shkollën Profesionale dega e makinerisë. Pas diplomimit në Hogosht, shkoi në Mitrovicë në Shkollën e Lartë, dega e Makinerisë, por nuk arriti ta përfundojë.

Pasi e kreu shërbimin ushtarak në Rijekë të Kroacisë, më 6 mars 1986 u punësua në “Energoinvest” të Sarajevës, dega në Prishtinë. Punoi edhe si tregtar libërshitës. Me shkrime filloi të merret që nga viti 1999.

Poeti Hajrush Redenica ka botuar këta libra:
“KIKA”(pjesa e parë, e dytë dhe e tretë). Ky libër shtjellon historikun e Kikës, pra të vendlindjes së tij.
Vëllimet poetike:
“ Brengë e mall”, Prishtinë, 2017;
“Pluhuri i zemrës”, Prishtinë, 2017,
“Bukuri në atdheun tim”, Prishtinë, 2017;
“Urat e vendlindjes”, Prishtinë, 2018.
“Flakë lirie”, Prishtinë 2019
“Gurrat e vendit tim”, Prishtinë 2019.
Ky autor ka në dorëshkrim dhe shumë libra të tjerë si me poezi ashtu dhe historikë.
Zymer Mehani, Podujevë, më 14 nëntor 2019

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat