“Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, atëherë ke gjithçka që të duhet” - Bota Sot
“Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, atëherë ke gjithçka që të duhet”

Libra

“Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, atëherë ke gjithçka që të duhet”

Më: 23 prill 2020 Në ora: 14:15
Foto Ilustrim

Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është pazgjedhur në vitin 1995 me qëllim të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit. Kjo datë është edhe një thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit. 

“Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë është brenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë” ― Cassandra Clare

“Mos lexoni siç bëjnë fëmijët, për t’u zbavitur apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni që të jetoni.” ― Gustave Flaubert

“Nëse ka ndonjë libër që do ta lexosh, por nuk është shkruar akoma, atëherë duhet ta shkruash ti.” ― Toni Morrison

“Kur ke mbaruar së lexuari një libër, dëshiron ta kishe autorin që e ka shkruar mik, që të mund t’i telefonoje dhe t’i tregoje si ndihesh. Kjo nuk para ndodh.” ― J.D. Salinger

“E kam imagjinuar gjithnjë Parajsën si një lloj biblioteke.” ― Jorge Luis Borges

“Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale.” ― Mark Twain

“Kaq shumë libra, kaq pak kohë.” ― Frank Zappa

“Nëse lexon vetëm librat që i lexojnë të gjithë, do të mendosh vetëm gjërat që i mendojnë të gjithë.” ― Haruki Murakami

“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm dhe më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.” ― Charles William Eliot

“Kur kam pak para, blej libra; dhe kur më tepron ndonjë gjë prej tyre, blej ushqim dhe veshje.” ― Desiderius Erasmus

“Ku është natyra njerëzore më e brishtë se në një librari?” ― Henry Ward Beecher

“S’mund të jetoj pa libra.” ― Thomas Jefferson

“Ka dy arsye për të lexuar një libër: një, të shijon leximi; tjetra: mund të mburresh rreth tij.” ― Bertrand Russell

“Librat janë kaq të veçantë, të rrallë dhe të tuat, saqë të tregosh se çfarë ndien për to duket si tradhti.” ― John Green

“Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është të mos i lexosh.” ― Joseph Brodsky

“Mendo përpara se të flasësh. Lexo përpara se të mendosh.” ― Frances Ann Lebowitz

“Ne jetojmë për librat.” ― Umberto Eco

“Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, atëherë ke gjithçka që të duhet.” ― Cicero

“Lexova një libër një ditë dhe e gjithë jeta ime ndryshoi.” ― Orhan Pamuk

“Librat janë aeroplani, treni, rruga. Ata janë destinacioni dhe udhëtimi. Ata janë shtëpia.” ― Anna Quindlen.

“Leximi i të gjitha librave të mirë është sikur bashkëbisedimi me mendjet më të mira të shekujve të kaluar.” – Rene Descartes

“Gjërat që dua t’i di janë në libra; shoku im më i mire është njeriu i cili do më sjell një libër që nuk e kam lexuar.” – Abraham Lincoln.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat