Në promovimin e librit kushtuar turizmit u konstatua së Deçani me bukurit e rralla është Komuna që posedon resurse të shumta natyrore

Libra

Në promovimin e librit kushtuar turizmit u konstatua së Deçani me bukurit e rralla është Komuna që posedon resurse të shumta natyrore

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 16 tetor 2020 Në ora: 11:25
Kryesia e promovimit të librit me titullin “Resurset malor të Deçanit dhe turizmit”

Në sallën e kuvendit komunal të Deçanit në pranin e dashamireve të shumte të librit nga komuna e Deçan dhe vendet e tjera të Kosovës u bë promovimi i librit të autorit Adem Lushaj me titullin “Resurset malore të Deçanit dhe turizmit”.

Pas fjalëve përshëndetëse të pjesëmarrësve, para të pranishmeve me recesionet e tyre - kushtua librit folën edhe prof. asec.dr. Besim Millaku dhe prof. asec dr. Afrim Selmanaj si dhe arkitekti Blerim Bajraktari cilët  në mes tjerash thanë: “Regjionin i pasur dhe atraktiv i komunës së Deçanit me ajrin e  pastër që lëshohet nga Bjeshkët e Nemuna, me florën dhe faunën e pasur cila mbulon kodrat dhe luginat nga të cilat rrjedh uji i ftohtë si akulli, me gryken piktoreske të Deçanit dhe bukurit tjera të rralla e atraktive janë viset me tërheqëse për fëmijët, për rinjtë, për  punëtoret dhe për qytetaret  e moshave të tjera që vinin nga të gjitha anët e Kosovës dhe më larg në Deçanin turistik për të pushuar shpirtin e tyre gjatë pushimeve verore dhe stinët tjera të vitit të cilat ky regjion  është një ndër qendrat më të mëdha, më të bukura dhe më tërheqëse për rekreacion, për pushim, për edukim, për shërim shpirtërore, shëndetësore, për rekreacion, për edukim, rehabilitim fizik, psikologjik dhe integrimin. Andaj zhvillimi ekonomik i turizmit të kësaj komune  kryesisht është i varur  nga resurset natyrore që posedon Deçani, qofshin ato nëntokësore apo mbitokësore. Në këtë aspekt zhvillimi i turizmit si një nga sektorët e rëndësishëm dhe me rritjen më të shpejtë ekonomike. Turizmi është një proces në vazhdim, i cili me zgjerimin e vet zhvillimor viteve të fundit, është shndërruar në industri globale e cila në përgjegjësi  përfshin përgjegjësinë sociale, një përshkrim të fortë ndaj natyrës dhe integrimin e njerëzve lokalë në çdo operacion apo zhvillim turistik. Zhvillimi i qëndrueshëm gjatë zhvillimit të vet, integron tre faktorë të qëndrueshmërisë: problemet ekonomike, sociale dhe mjedisore. Këto tri çështje- u theksua në këtë promovim mjaft të rëndësishme të shoqërisë së sotme, të cilat i integron zhvillimi i qëndrueshëm, mund të përshkruhen si tre rrathë të vendosur në një diagram. Turizmi mund të ketë ndikime ekonomike, sociale, kulturore dhe mjedisore në komunitetet lokale dhe rajonale. Ai, stimulon dhe ndryshon ekonominë, kur ajo mbështetet në një bazë relativisht të kufizuar dhe mundëson përmirësimin e infrastrukturës. Sipas Programit të Bashkësisë Ndërkombëtare për Mjedis dhe Organizatës Botërore për Turizëm - u theksua në këtë promovim investimet në turizmin e gjelbër dhe të qëndrueshëm, janë mjete për të krijuar vende pune dhe për të zvogëluar varfërinë, duke përmirësuar njëkohësisht rezultatet mjedisore. 

Zhvillim i turizmit  ka ndikime ekonomike, sociale, kulturore dhe mjedisore

Kosova ka mundësi të mira për zhvillim të turizmit u theksua në vazhdim të këtij promovimi, sepse disponon me atraksione natyrore të begatshme, e me lokacione gjeografike të volitshme. Disa prej përparësive të saj turistike të veçanta janë: veçoritë e dallueshme morfologjike, hidrografie, klimatike dhe elemente të tjera atraktive, të cilat e bëjnë Kosovën, ndër hapësirat me turistike dhe më tërheqëse në rajon. 

Pra, ndër faktorët e rëndësishëm për zhvillimin e turizmit janë edhe faktorët natyror. Deçani është njëra nga komunat që posedon resurse të shumta natyrore, e që janë të favorshme për zhvillimin e turizmit, sidomos resurset që janë në masivin e Bjeshkëve të Nemuna. Andaj  zhvillimi i turizmit në këtë komunë u theksua në këtë promovim, mund të ketë ndikime ekonomike, sociale, kulturore dhe mjedisore, në komunitetet lokale dhe rajonale, sidomos të atyre që kanë pronë në këtë zonë turistike.

Ekonomia si shkencë shoqërore që merret me studimin e prodhimit, këmbimit, shpërndarjes dhe konsumit të  mirave dhe shërbimeve, studion edhe marrëdhëniet që zhvillohen gjatë një procesi ekonomik, qofshin ato mes qenieve njerëzore dhe mjeteve të prodhimit apo qenieve njerëzore dhe politikave të prodhimit. Politika e zhvillimit rajonal në vete përfshin të gjitha masat dhe instrumentet që i ndërmerr shteti apo ndonjë njësi më e vogël administrative, si: komuna, rrethi, krahina, e të tjera, me qëllim të nxitimit të zhvillimit të rajoneve, jo mjaft të zhvilluara, përkatësisht zhvillimin sa më harmonik territorial të ekonomisë kombëtare. Ndër ekonomistët më të njohur francez, të mendimit bashkëkohor ekonomik borgjez, Fransua Perru,  njohës i mirë i politikave zhvillimore rajonale, ka konstatuar se “zhvillimi ekonomik” realizohet përmes poleve dhe boshteve të zhvillimit dhe integrimit të tyre në përmasa nacionale dhe rajonale.

Deçanit me resurset e saja natyrore, ka gjitha potencialet për të zhvilluar turizmin, e sidomos atij malor

Sipas Peru, “shtimi nuk paraqitet gjithkund dhe në të njëjtën kohë, por manifestohet në pika apo në pole të zhvillimit, me efekte të ndryshme përfundimtare, në tërësinë ekonomike”. Në kontekst të kësaj, duhet cekur se një nga format e  zhvillimit territorial, janë edhe “boshtet e zhvillimit”, çka edhe paraqesin formë specifike në teorinë e zhvillimit ekonomik, posaçërisht, në politikën e zhvillimit rajonal.

Boshtet e zhvillimit paraqesin sistem të lidhur të bartësve të zhvillimit të territorit ku gravitojnë, dhe mund të përfshihen aktivitete të ndryshme ekonomike, joekonomike, që kanë lidhshmëri organike dhe elemente të përbashkëta hapësinore. Boshti i zhvillimit të turizmit paraqet parakusht për formimin e poleve të zhvillimit, sepse nxit formimin e degëve të reja zhvillimore. Kryesisht boshtet e zhvillimit formohen në: luginat e ndryshme, lumenjtë apo rrugë të cilat ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe krijojnë mundësi për krijimin e poleve të zhvillimit.

Duke u bazuar në gjitha konditat apo parakushtet ekonomike, gryka e Deçanit paraqet një bosht të mirë të zhvillimit ekonomik, jo vetëm të Komunës së Deçanit, por edhe në nivel më të gjerë e cila me bukurit e saja  natyrore përgjatë saj kalon lumi Lumëbardhi. Përgjatë kësaj lugine kalon edhe rruga Deçan-Plavë, e cila më të drejtë konsiderohet si “arterie” e zhvillimit ekonomik. Pos kësaj, kjo rrugë konsiderohet edhe si një arterie e integrimit rajonal, Kosovë-Mali i Zi dhe Shqipëri. Sipas ekspertëve të ekonomisë, sidomos atyre të turizmit, këtë rrugë e shohin si një mundësi e jashtëzakonshme e lidhjes së këtyre shteteve dhe zhvillimit rajonal.

Image
Dashamireve  e librit të tubuar në sallën e kuvendit komunale në Deçan me një interesim përcjell folësit kështu promovimit të librit

Turizmi me zgjerimin e vet zhvillimor, viteve të fundit është shndërruar në industri globale

Në recesione e tyre  prof. asoc. dr. Bedri Millakur dhe prof. aso.dr. Afrim Selimaj para të pranishmeve në këtë promovim libri kushtua resurseve malore dhe turizmit në mes tjerash theksuan: “Turizmi në komunën e Deçanit dhe Kosovë -si  proces, me zgjerimin e veta zhvillimor, viteve të fundit është shndërruar në industri globale. Turizmi si komponent i fuqishëm i zhvillimit ekonomik, ka parasysh edhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, si parakusht për turizmin e qëndrueshëm. Zhvillimi i turizmit në një vend është ngushtë i ndërlidhur edhe me resurset natyrore që posedon ai vend.

Komuna e Deçanit me resurset e saja natyrore, ka gjitha potencialet për të zhvilluar turizmin, e sidomos atij malor. Kjo është pasqyruar e shkruar në Monografinë e shkruar të autorit Adem Salihaj me titullin “Resurset malore të Deçanit dhe turizmi”, ku janë prezantuar disa nga resurset natyrore që gjenden në komunën e Deçanit, të cilat mund të ndihmojnë në zhvillimin e turizmit. Përmes kësaj monografie, autori Lushaj thanë recensionistet është munduar të ofrojë të dhëna të duhura për institucionet lokale e qendrore, që të hartojnë strategji për shfrytëzimin e resurseve për zhvillimin e turizmit masiv dhe alternativ.

Gjithashtu, përmes këtij punimi, autori ka ftuar investitorët vendorë e ndërkombëtarë, që kapitalin e tyre ta orientojnë kah zhvillimi i turizmit në Bjeshkët e Deçanit. Në krahasimin e të dhënave statistikore të Qendrës së shijimit në Bjeshkën e Belgut, me të dhënat e Qendrës së shijimit në Brezovicë, është munduar që të dëshmon se Bjeshka e Belegut ofron kushte të volitshme për zhvillimin e turizmit dimëror, sidomos me shtigjet e shijimit. Sipas këtij libri që u promovua u theksua nga recepsioniste së resurset natyrore të komunës së Deçanit ofrojnë mundësi të mira për zhvillimin ekonomik, jo vetëm të kësaj komune por edhe te komunave ne regjion.                                                                        

Bjeshkëve të Nemuna, me investime mund të shndërrohen në resurse të mëdha turistike në Kosovë dhe më larg

Në kapitullin e parë të librit autori  Salihaj ka përshkruar konceptet e zhvillimit ekonomik, faktorët që ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik”, sikurse ka prezantuar disa nga modelet e zhvillimit ekonomik, këtë rast edhe të turizmit, duke u bazuar në punimet shkencore të ekspertëve të ekonomisë dhe turizmit. Ndër faktorët e rëndësishëm të zhvillimit ekonomik, pos faktorëve natyrorë, qofshin mbitokësorë apo nëntokësorë, autori e ka vënë si faktor me rëndësi edhe komunikacionin rrugor, ngase është nxitur nga rëndësia që ka ndërtimi i rrugës që lidh komunën e Deçanit me shtetet fqinjë Malin e Zi dhe Shqipërinë.                                        

Në kapitullin e dytë autori është fokusuar te resurset e Komunës së Deçanit, e sidomos të atyre që janë në masivin e Bjeshkëve të Nemuna. Pra, në këtë kapitull, përqendrimi është tek resurset natyrore që disponon komuna e Deçanit, e të cilat mundësojnë zhvillimin e turizmit, siç janë: klima, pyjet, hidrografia, arkeologjia, morfologjia.                                                                     

Në kapitullin e tretë të sesionit në mes tjerash thuhet së, pos nocionit mbi turizmin, është shkruar edhe për mundësitë që ka Komuna e Deçanit, në zhvillimin e turizmit masiv dhe alternativ. Në këtë kapitull janë prezantuar saktësisht disa nga resurset natyrore të cilët janë në masivin e Bjeshkëve të Nemuna, e që me investime adekuate mund të shndërrohen në resurse të mëdha turistike, ku veçohet ndërtimi i rrugës që lidh Deçanin me Plavën Mali i Zi dhe investimet në qendrën e shijimit në Bjeshkën e Belegut.

Në këtë punim autori i librit  Adem Lushaj i ka dhënë hapësirë edhe rolit të marketingut në promovimin e vlerave turistike, për bartësit e marketingut në turizëm, tregun turistik; si dhe karakteristikat e kërkesës dhe ofertës turistike. Ky kapitull përfshin një pjesë të rëndësisë së veçantë që ka promocioni për zhvillimin e turizmit në Komunën e Deçanit. Kjo monografia   hape rrugë për punime tjera më të detajuara, ashtu që fusha e turizmit në Bjeshkët e Deçanit, të jetë mundësi studimi dhe hartimi të projekteve zhvillimore, nga do përfiton e gjitha ekonomia e Kosovës, jo vetëm e kësaj komune. Si përfundim mund të themi se komuna e Deçanit ka resurse te bollshme për zhvillimin e turizmit, qoftë masiv apo alternativ. Mirëpo, kërkohet angazhim institucional  profesional për promovim të këtyre resurseve, e që mund të jenë tërheqëse për investitorët vendorë e  ndërkombëtarë.

Image
Shoqata e Intelektualeve  të Pavarurve ndau mirënjohje
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat