Në 25 vjetorin e vdekjes së Anton Pashkut botohet përmbledhja ‘Anton Pashku- shkrimtar’

Libra

Në 25 vjetorin e vdekjes së Anton Pashkut botohet përmbledhja ‘Anton Pashku- shkrimtar’

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 16:22
Foto Ilustrim

Në 25 vjetorin e ikjes së Antonit në amshim, doli përmbledhja e kumtimeve të studiuesve pjesëmarës në konferencat e organizuara nga Bibliotekat Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë, me temën “Anton Pashku – shkrimtar” (të mbajtura në maj dhe tetor 2017)

Lajmin e bëri të ditur e bija e Pashkut, Lule Pashku, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u shpreh tejet falenderuese ndaj drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

‘Përzemërsisht i falënderoj drejtorët e Bibliotekave Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë, Dr. Fazli Gajraku dhe Prof. Persida Asllani, të cilët me angazhimin dhe përkushtimin e tyre dëshmuan se aty ku ka vullnet dhe dije bëhen gjëra të çmuara’, kishte shkruar Lule Pashku.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat