Familja Bala – shembull bamirësie e atdhesie

Libra

Familja Bala – shembull bamirësie e atdhesie

Nga: Zymer Mehani Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 10:54
Familja Bala – shembull bamirësie e atdhesie

dhjetëra librave gjinish e llojesh të ndryshme (përmbledhjesh poetike, monografish, fjalorësh, fjalësh të urta etj.) do të nxjerrë nga shtypi monografinë, kushtuar z. Mihill Bala dhe Familjes Bala nga Beci i Gjakovës, që u shquan për bamirësi gjatë periudhës tejet të vështirë, nëpër të cilën po kalonte populli ynë dhe institucionet tona të brishta, por legjitime të Kosovës së viteve ’90.

Është e kuptueshme se jeta njerëzore bazohet në ligje të caktuara morale që ndihmojnë në përcaktimin e asaj që është e mirë dhe e asaj që është e keqe.

Edhe nga gjiri i popullit shqiptar gjatë historisë dolën figura humanistësh e bamirësish, siç është Shën Nënë Tereza, një humaniste që dalloi vlerat e njeriu, duke e njohur të drejtën e tij për liri, zhvillim, dashuri, lumturi e kështu me radhë. Përveç kësaj, në trevat shqiptare u shfaqën edhe bamirës të ndryshëm, siç është rasti me z. Mihill Marash Bala dhe me familjen e tij, që me humanitetin e tyre gjatë viteve ’90 të shek. XX treguan se baza e botëkuptimit është aftësia dhe dëshira e mundësitë për të simpatizuar dhe për të ndihmuar të tjerët. Ky filantrop ndihmoi popullin, institucionet dhe individë të ndryshëm në sfera të ndryshme, duke përfshirë mirëqenien ekonomike-familjare, pastaj arsimin, shëndetësinë, sportin etj., etj. Është ky personi që për njeriun konsideron se është vlera më e madhe, prandaj për të duhet të kemi mirëkuptim për t’i ndihmuar materialisht, shpirtërisht dhe gjithqysh, ngase për z. Mihill Bala bamirësia është një tipar i caktuar që manifestohet në qëndrimet e tij pozitive ndaj njerëzve të tjerë. Shpirti i tij është formësuar si rezultat i një mirëkuptimi të ndërgjegjshëm dhe të qëndrueshëm ndaj rrethit shoqëror dhe njerëzve të gjuhës dhe të gjakut të njëjtë.

Z. Mihill Bala pohon se të gjithë njerëzit janë të barabartë me njëri-tjetrin dhe kanë nevojë të duan njëri-tjetrin dhe të tregojnë solidaritet, kur ata kanë nevojë për ndihmë, qoftë materiale, qoftë morale. Ai e quan një veprim bamirësie shërbim altruist për të mirën e njerëzve dhe të shoqërisë.

Të japësh ndihmë për individë, organizata a insitucione, në përgjithësi është veprim i virtytshëm. E këtë gjë e bëri Familja Bala nga Beci i Gjakovës, mu në kohën kur po ngriheshin themelet e institucioneve të shtetit të Kosovës, duke e ndihmuar arsimin, shëndetësinë, rininë, por edhe UÇK-në, vlerën tonë sublime.

Për Familjen Bala dhe për z. Mihill Bala nuk mjafton vetëm një libër, dy, as dhjetë..... ata meritojnë mirënjohje dhe respekt, edhe nga individët, por edhe nga institucionet e shtetit të Kosovës, ngase asnjëherë s’reshtën së ndihmuari në të gjitha FUSHAT E JETËS.

Zoti e bekoftë Familjen Bala!

Zoti e bekoftë z. Mihill-Hil Bala!

Zoti e bekoftë shkrimtarin penartë, z. Fadil H. Curri, për këtë xhevahir që i solli kulturës mbarëkombëtare!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat