Biblioteka e Qytetit pajiset me 130 tituj të ri librash

Libra

Biblioteka e Qytetit pajiset me 130 tituj të ri librash

Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dega e Shoqatës së Shkrimtarëve në Podujevë ka organizuar sot orë letrare në Bibliotekën e Qytetit, me ç’rast u prezantua pjesë nga krijimtaria letrare e shkrimtarëve dhe poetëve llapjanë, të cilët për Bibliotekën e Qytetit dhuruan 130 tituj.

Në orën letrare të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve në Podujevë, ku ishin të pranishëm kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, poetja Flora Brovina dhe shkrimtarë të tjerë, poeti llapjan Ramadan Oraca, prezantoi aktivitetet e Shoqatës së Shkrimtarëve në Podujevë të zhvilluara gjatë vitit të fundit.

Drejtoresha e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, u shpreh e lumtur që Biblioteka e Qytetit dita ditës po pasurohet me tituj të rinj.

“Jam e lumtur që Biblioteka e Qytetit vazhdimisht po pasurohet me tituj të rinj. Po ashtu edhe me aktivitetet tjera letrare që po zhvillohen në këtë kuadër. Ne si DKRS bazuar në mundësitë tona do të jemi të vëmendshëm në mbështetje të poetëve dhe shkrimtarëve llapjanë në krijimtarinë e tyre letrare” tha drejtoresha Kutllovci.

Ndërsa Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, në fjalën e tij prezantoi historikun e shoqatës, aktivitetet e saj dhe titujt që ndahen në kuadër të programit të saj.

Pas fjalëve hyrëse, shkrimtarët dhe poetët prezent deklamuan poezi dhe shkrime të shkurtra nga krijimtaria e tyre letrare.

Poetët prezentë për Bibliotekën e Qytetit dhuruan 130 tituj të rinj nga botimet e tyre.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat