Prolog roman “Plisi”

Libra

Prolog roman “Plisi”

Nga: Lindita Kopliku Më: 17 maj 2021 Në ora: 16:43
Foto nga kopertina e librit

Prezantohet me librin e tij të tretë romanin “PLISI”. Pikërisht në këtë shtëpi të bukur dardane të ndërtuar nga stërgjyshërit lindi dhe poeti, prozatori Arben Kurteshi. Qysh në moshën nëntë vjeçare ende pa u rritur mirë, në vitin 1981 i mbetën të ngujuar në kujtesë pamjet trishtuese, duke vëzhguar nga vrimat e murit të oborrit, tanket e ushtrisë serbe nëpër rrugë, kur vinin për të shkelur Rininë Dardane.

Arben Kurteshi lindi në Gjilan me 19. Maj 1972. Shkollën fillore e mbaroi në “Selami Hallaç“ ndërsa të mesmen në gjimnazin,”Zenel Hajdini” në Gjilan. Ne vitin 1991 emigroi në Zvicër.

Atje vazhdoi shkollën e lartë akademike në “Akademikergemeinschaft“ (AKAD) në Cyrih dega ekonomi. Është menaxher në kompani globale farmaceutike.

Arbeni është njohës i mirë i gjuhës gjermane, angleze dhe frënge (fillestar), ai është baba i dy vajzave.

Hobi i tij është sporti, dhe në veçanti arti e letërsia. Ka shkruajtur dy libra, një me poezi dhe tjetra përmbledhje me tregime, poezi e thënie.

Prezantohet me librin e tij të tretë romanin “PLISI”. Pikërisht në këtë shtëpi të bukur dardane të ndërtuar nga stërgjyshërit lindi dhe poeti, prozatori Arben Kurteshi. Qysh në moshën nëntë vjeçare ende pa u rritur mirë, në vitin 1981 i mbetën të ngujuar në kujtesë pamjet trishtuese, duke vëzhguar nga vrimat e murit të oborrit, tanket e ushtrisë serbe nëpër rrugë, kur vinin për të shkelur Rininë Dardane.

Në moshën njëmbëdhjetëvjeçare i vogël për të vuajtur, por jo për të harruar, armikun që sulmonte në tokën amtare, bastisjet në zbrazëtirën e shtëpive ku tmerroheshin i madh e i vogël. Kjo si duket ngeli ne kujtesën fëminore e pa shlyer…

Autori zgjodhi personazhet fiktive për atë periudhë trishtuese por reale, që lanë gjurmë në këtë pjesë të jetës. Krijimi i kësaj teme është synim domethënës, dhe i pa harruar në jetën dhe kohën kur serbët, arrestonin, vrisnin, digjnin, përdhunonin shqiptarë të pafajshëm, në shtëpi të veta.

Heqjen e të drejtave elementare njerëzore, të simboleve kombëtare ne tokën dardane, ndër shekuj shqiptare. Kjo u bë shkas që autori t`i vëjë emrin romanit të tij “PLISI, ku personazh kryesor mbetet Iliri, shembull i djemve më të mirë Dardan, ku dashuria për familje e atdhe i bëri si shkëmb të palëkundur, të pathyeshëm e sakrifikues të mëdhejë drejt synimit të lirisë për Atdhe.

Kosova ka nevojë për bijtë e saj. Romani”Plisi” lexohet me një frymë i cili nuk është vetëm një dokument historikë, por shtjelluar jashtëzakonisht bukur dhe artistikisht, ku autori të le të kuptosh, që njeh mirë, qëndresën, mallin, dhimbjen, dashurinë e lotët e popullit shqiptarë. Autori ka evidentuar dhe percjellë diçka të re ne krijimtari e tij, të sjellë nga syrtari i kujtesës të gjenocidit serb.

Maska e frikës, që mbante ajo kohë, triumfi mbi jetën o vdekjen. Autori na le të kuptojmë se duhen ruajtur dhe trashëguar simbolet kombëtare, mendoj që surprizën të ja lëmë lexuesve, dhe kam përshtypjen jo vetëm që do pëlqehet shumë, por do dëshiroj ta lexojë për së dytën herë, këtë libër, sa i bukur aq edhe mbresëlënës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat