Komikja e një ëndrre mbretërore

Libra

Komikja e një ëndrre mbretërore

Nga: Sabit Rrustemi Më: 11 gusht 2021 Në ora: 20:20
Ballina e librit, Avni Halimi

Avni Halimi në letërsinë shqipe ka hyrë përmes poezisë, ndërsa emër ka bërë përmes shkrimit të dramavë, të cilat madje janë luajtur edhe në skenat jashtë Shkupit e, jashtë Maqedonisë së Veriut.

Dramat e tij të deritashme e, edhe kjo më e reja MAKBETHI NGA JAHJA PASHA, shquhet për trajtimin e përditshmërisë sonë. Imagjinata e tij e bujshme artistike nuk e ka problem që, përmes emrave mesjetarë apo dhe antikë, pse jo edhe mitikë, ta bartë këtë kohë që po e jetojmë dhe ta shtrijë po edhe servojë, nga memoria e tij në tavolinën e publikut, në skenën ku shpërfaqet për publik, po edhe brenda kopertinave të një libri.

Makbethi nga Jahja Pasha është një karikim komik i një ëndrre për të qenë mbret, për tu dukur si mbret, për tu sjellë po si mbret, po edhe për të jetuar si mbret , ku, përmes të qenit nën hijen e pushtetit, fiton rastin për ta zhvatur sa më shumë popullin e, duke ia rregulluar mirëqenien vetes dhe rrethit të tij të ngushtë familjar e mbretërorë.

Në krejt tekstin,  është hija e pushtetit të sotshëm, ku nga mëngët e kapotave demokratike  fabrikohen sundimtarë të rinj, mbretër të vegjël apo dhe zotë me pretendime të pangopshme sunduese. Fati i Makbethit të Jahja Pashës është  vetë fati i këtyre sundimtarëve të rinj që, duke u thirrur në popull, shtrijnë rrjeta të reja për të vjelë sa më shumë të mira po nga ky popull dhe pa e menduar fundin e tyre, i cili dihet çfarë epilogu do të ketë.

Në rastin e këtij teksti, sa dramatik, sa komik karikaturial, sa edhe real me jetën e sotshme, ëndrrën për tu bërë mbret, e prishë paksa kjo kohë pandemie, ky armik i ri e i padukshëm, i cili s’kapet kurrqysh. Autori, pikërisht gjatë muajve të parë të kësaj pandemie e ka zgjedhur këtë temë, mbase, jo aq shumë për ta kapur armikun e padukshëm apo dhe të brendshëm, se sa për ta zhveshur përmes një pretendenti për mbret, sundimtarin tonë provincial, i cili në emër të demokracisë krijon përfitime të reja dhe, jo vetëm pushtetore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat