Kujtesë historike

Libra

Kujtesë historike

Nga: Xhevat Berisha Më: 20 gusht 2021 Në ora: 14:47
Xhevat Berisha

Duke hedhur vështrimin prapa në kujtesën historike një ngjarje e rëndësisë së veçantë e cila e dridhi sistemin juridik të shtetit jugosllav, u zhvillua  pikërisht me 13 shtator 1977 në burgun e Nishit, e cila ka mbetur si pikë kthese në historinë e „drejtësisë“ së regjimit totalitar.

 Shtypja dhe padrejtësitë që bëheshin nga regjimi Jugosllav në kazamatet serbe, i detyroi shqiptarët që ta shfaqin revoltën e tyre edhe me metoda aktive.

Tani më kur ishte krijuar bindja për pozitën e pabarabartë të burgosurve shqiptar nga Kosova dhe viset tjera, duke zbatuar politika shoviniste të standardeve të dyfishta, gjendja u bë e pa përballueshme për shqiptarët që gjendeshin në burgun e Nishit.

Si rezultat i këtyre padrejtësive të burgosurit shqiptarë me 13 shtator 1977 u barikaduan në një depo mallrash duke i kidnapuar një numër të konsiderueshëm të gardianëve dhe stafit civil që ishin pjesë e sistemit ndëshkues në burgun famëkeq të Nishit. Kërkesë e vetme që e kishin të revoltuarit, ishte që tw burgosurit nga trevat tona ti kthejnë në burgjet e Kosovës.

Pa e llogaritur sakrificën dhe tmerrin që e përjetuan t’burgosurit pas kësaj demonstrate, ata e realizuan qëllimin e tyre duke e detyruar pushtetin që ti zgjëroi kapacitetet e shtëpive korrektuese në Kosovë,dhe nuk vonoi shumë të gjithë t’burgosurit shqiptar u sollën në burgjet e Kosovës.

Detajet e kësaj ngjarje madhore mund ti gjeni brenda kopertinave të librit „kthimi në burgun tim“ i cili është shkruar nga autori dhe pjesëmarrësi i revoltës; Xhevat Berisha, dhe ky libër dot promovohet në bibliotekën e Lipjanit me 23.08.2021 në ora 13.00

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat