Fragment interesant në romanin "Ti" të Ilir Muharremit

Libra

Fragment interesant në romanin "Ti" të Ilir Muharremit

Nga: Ilir Muharremi Më: 11 tetor 2021 Në ora: 08:52
Kopertina e librit

"Dëgjoja vetëm zhurma të udhëtarëve, ata njëri pas tjetrit, kishin reshtur së foluri, disa të tjerë po rrugëtonin në heshtje.

Papritmas autobusi po çante një shteg përmes pengesash të padukshme, duke i rënë fort borisë. Brenda nuk pipëtinte askush. Unë nuk ndieva frikë, sepse kjo duhej të ishte frika më e vockël krahas asaj në luftën e Kosovës.

E vështroja njërin pak në moshë më të shtyer, fytyrën plot rrudha, dhëmbë të zverdhur, i veshur me zhele, dremitte dhe vetëm ai e dinte se ku truri i tij tashmë bridhte. I rrahur nga jeta, i lodhur nga çdo gjë, shpëtimin kryesor ai e gjente te gjumi. Dhe teksa e vështroja, për një çast miza ndaloi në hundën e tij kërrutë, ia prishi gjumin.

E largoi mizën dhe shikimin e lëshoi kah peizazhi i plurosur, duke e shikuar ngultas edhe rrugën, drejt, përpara..."

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat