Zogu sjell lajmin në liman

Libra

Zogu sjell lajmin në liman

Nga: Fatmire Duraku Më: 27 tetor 2021 Në ora: 18:23
Ballina e librit

Botimi më i ri i librit për fëmijë të Nexhat Halimit, “Zogu sjell lajmin në liman”, është karakteristik për shumë rrjedha, të cilat  shquhen në letërsinë për fëmijë. Brenda faqesh të librit lexuesi do të ballafaqohet me shumë risi, të cilat nuk i ka hasur më parë. Ja pse ky libër është i veçantë.

Brenda shkrimit do të mësoni si i mbron të vegjlit e vet Mjellma, e cila kupton sesi zogjtë ende të pafuqishëm janë pickuar nga gjarpri. Ajo u qëndron pranë dhe vendos ta shpojë trupin e vet mbi gji, nga i cili fillon t'i rrjedh gjaku. Të vegjlit e pinë gjakun e së ëmës dhe këndellen. Sepse mjellma ushqehet me gjarpërinj dhe gjaku është ilaç, përmban atidot.

Libri të shumtën e rasteve ka të bëj me zogjtë.

Sidomos shquhet vjersha për dallëndyshen, për lejlekun e zi, për lejlekun e bardhë.  Në të njëjtën kohë i këndon dhe rrënjëve të Dardanisë, Përgjatë Dumnicës dhe Zogu që sjell lajmin në liman, i prek ndërmjet  qiellit e syprinës së detit, i prek puplat e këputa e rrëshqet, etjes së vet të fortë të digjet prapë, udhëtimit të gjatë të vijnë në kohë e vetmi, mes ëndrrës e zgjimit me Iliri në gji... dhe ndër ne shpërthen lufta, e autori Bilbilin e artë e sheh në pemë, e sheh dallëndyshen e hutuar  e pret:

Dallëndyshja

Vjen etur  mbi dritare me largësi dhe mall.

E kërkon Dean e Lean dhe sillet vërdallë.

-Ku është gjyshi ndoshta flet në gjuhë të vet,

Pse ai nuk shfaqet, s'e kam parë ka një vjet!

 

Dallëndyshe, prit pak, or zog i mirë shtegtar.

-Gjyshi, ka vajtur me ag të bëj ndonjë pazar.

- Të blejë shtëpizë  të vogël  e kandrra për ty,

Ja tek vjen me torbë në dorë e me dashuri!

 

Dea dhe Lea kanë vajtur të etura në mësim.

-Qe luftë këtu. Në gratë e fëmijët u bë krim,

Të moshuarit ndihmuan UÇK-në, të sjellin lirinë,

Të rindërtojnë fshatin, ta vrasin vetminë!

 

Gjyshi tash vjen e të bën me fyell muzikë.

-Qe luftë këtu, zemra u dogj për së gjalli.

Ti qe larg në shtegtim, diku ndoshta në Afrikë,

Oh, sa na ka marrë për ty malli.

Libri përfundon me luftën e luftëtarit të UÇK-ë, i cili nga komandanti i vet e humb Çakorrin, dhe qan për këtë gjë! Siç qan Rugova dhe mbarë Kosova.                                                                                                     

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat