Never forget - mos harro kurrë

Libra

Never forget - mos harro kurrë

Nga: MA. Agim Aliçkaj Më: 5 qershor 2022 Në ora: 18:05
Foto nga vendi i ngjarjes

- Përulemi vetëm përpara luftëtarëve të lirisë.

- Prof Dr. Nusret Pllana, shembull i përkushtimit kombëtar dhe sakrificës, e thotë me modesti se libri i madh për gjenocidin serb nuk është i imi, as libri i xhepit “Never Forget” nuk është i imi dhe i Agimit. Janë të shkruar me gjakun e më shumë se 1400 fëmijëve të masakruar dhe të gjitha viktimave të gjenocidit shekullor serb.

- Krimet e luftës ndaj civilëve nuk mund të harrohen as të falen nga askush. Kriminelët serb duhet të dënohen. Të gjithë armiqët e kombit tonë duhet të luftohen, jo të përkëdhelën.

- Nuk ka më lëshime ndaj fashistëve serb dhe as përulje ndaj përfaqësusesve të padrejtë ndërkombëtarë. Pikë! Ata politikanë që nënshtrohen dhe korruptohen nuk kanë ardhmëri në Kosovë.

- Përkëdhelja e vazhdueshme e shtetit shovenist pro-rus serb nga disa përfaqësues ndërkombëtarë është bërë e turpshme dhe paraqet poshtërim të civilizimit.

- Ata që trumbetojnë se Serbisë duhet t’i bëhen lëshime shtesë dhe t’i falen krimet, janë hajvanët më të mëdhenj të shekullit XXI.

- Shteteve gjenocidale të Rusisë dhe Serbisë u duhen thyer dhëmbët njëherë e përgjithmonë. Nuk ka rrugë tjetër.

- “Ballkani i hapur” është manipulim ballkanik, përpjekje për mashtrim të tjerëve dhe i vetvetes. E ka për qëllim vetëm avancimin dhe imponimin e hegjemonizmit ruso-serb në Evropën Juglindore.

- Bashkëpuntori i Millosheviqit, shovinisti serb Vuçiq mund ta bëjë Kosovën pjesë të Serbisë, siç thotë populli “kur të bëjë shelgu rrush”. Punë e madhe nëse nuk na njeh Serbia, ajo shtet i sëmur nga urrejtja për fqinjët dhe deshira e saj për të dominuar në Ballkan.

- Fondi i sigurisë nuk është fond i një qeverie, është fond i ekzistencës kombëtare shqiptare dhe duhet të përkrahet nga të gjithë shqiptarët, kudo në botë.

- Vlerësim dhe falënderim i përhershëm për ndihmën e NATO-s të udhëhequr nga Amerika për të ndaluar gjenocidin serb. Lidhjet me Amerikën duhet të forcohen dhe shtohen.

- Krenar me vëllazërit e mij Skënderin, Naimin, Esatin dhe Samiun në Oslo, me Bedriun në Kosovë, kunatat me vlera të larta familjare, nipat dhe mbesat me arritjet e tyre në të gjitha fushat. Me përkrahjen e tyre me dekada për aktivitete kombëtare në Amerikë, përmes Ligës Shqiptaro Amerikane të udhëhequr nga ish-kongresmeni Joseph DioGuardi dhe Znj. Shirley Cloyes DioGuardi, posaqërisht të Naimit, i cili ishte anëtarë i Bordit të Ligës nga viti 1990 deri pas çlirimit të Kosovës.

- Bashkatëdhetarët tanë të gatshëm për ta ndihmuar edhe më shumë Kosovën dhe të gjitha Trojet Tona.

- Falënderim nga zemra për organizatorët dhe pjesëmarrësit e shumtë në këtë takim.

Përpjekjet për drejtësi dhe afirmim të kombit të ndritur shqiptar me vlera të larta civilizuese, vazhdojnë pa u ndalur.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat