Një tjetër libër me tregime i shkrimtarit të njohur shqiptar, Ylljet Aliçka, “Tregime të dikurshme”, sapo është botuar në frëngjisht nga Shtëpia Botuese “Pyramidion et Chapitre douze”.
Ylljet Aliçka, tashmë është një zë i rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore shqipe dhe jehona e emrit dhe veprave të tij po ndihet edhe jashtë Shqipërisë. Ky është libri i tretë që botohet në Francë dhe që pason atë me tregime “Parullat me gurë” (botuar në shqip nga Botimet Toena).
Botuesi i librit, ndër të tjera shkruan:
“... Me këtë vëllim të ri Ylljet Alicka na zbulon çaste nga jeta e përditshme, ardhur nga një Shqipëri që kërkon të shkëpusë lidhjet e saja shpirtërore e politike me komunizmin. Një model i përsosur humori e sarkazmi, të një populli që ballafaqohet thuajse përditë me absurdin.”