Maqedonia e treta në Evropë për numrin më të madh të policëve për kokë banori

Maqedonia

Maqedonia e treta në Evropë për numrin më të madh të policëve për kokë banori

Më: 9 janar 2019 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Maqedonia në vitin 2017-të ka pasur 522 policë për 100.000 kokë banori, njofton Eurostat. Sipas këtyre të dhënave Maqedonia zë vendin e tretë për “shtet policor” në Evropë, ndërsa më shumë ka në Serbi (620) dhe Qipro e vogël (573).

Pas Serbisë, Qipros dhe Maqedonisë radhitet Malta me (505), Greqia (492), Letonia (450).

Nga vendet e rajoni Turqia ka (380), Bullgaria (335), Rumania (260).

Ndërsa vendet që kanë pasur pakë policë për 100.000 kokë banori janë Finlanda (14), Danimarka (18), Hungaria (90).

Në Maqedoni në vitin 2017-të ka pasur gjithsej 10.000 policë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat