Për shkak të dorëheqjes së Tuntevit, seanca për ndryshimet kushtetuese shtyhet për në orën 16:00

Maqedonia

Për shkak të dorëheqjes së Tuntevit, seanca për ndryshimet kushtetuese shtyhet për në orën 16:00

Më: 9 janar 2019 Në ora: 12:54
Kuvendi i Maqedonisë

Seanca e sotme e Kuvendit për ndryshimet kushtetuese është shtyrë për në orën 16:00, për shkak të dorëheqjes së deputetit Tomisllav Tuntev.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, e konstatoi dorëheqjen e deputetit të LSDM-së dhe tha se do të jep afat që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ta njoftojë Kuvendin për dorëheqjen e tij.

Seanca e sotme për ndryshimet kushtetuese ishte paraparë të fillojë në orën 12:00, por për shkak të dorëheqjes së deputetit Tuntev, Talat Xhaferi e shtyu fillimin e seancës.

Ndryshe, para Kuvendit të Maqedonisë ka edhe protesta. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të kundërshtuar ndryshimet kushtetuese, të cilat i quajnë si tradhti ndaj popullit maqedonas.

Ata kërkojnë që policia të lejojë një delegacion të protestuesve të futen në Kuvend dhe të shprehin qëndrimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat