Ndotja, vërejta e tretë për gjinekologjinë e Çairit

Maqedonia

Ndotja, vërejta e tretë për gjinekologjinë e Çairit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:58
Ilustrim

Këto dy oxhaqe rrezikojnë të mbyllin Kliniken Gjinekologjike “Nënë Tereza” në Çair. Kaldaja e vjetër gjysmë shekulli përdor si lëndë djegëse mazutin dhe po e ndot ajrin. Nga drejtoria e kësaj Klinike thonë se kanë bërë thirrje të bëjnë ndryshimin e sistemit të ngrohjes, por deri më tani projekti prej 150 mijë eurove vazhdon të mbetet në letër. Zëdhënësi Ilir Shurdhani tha se gjatë dimrit 20 ton  mazut digjen në muaj, duke qenë vigjilent për dëmin që u shkaktohet fëmijëve të porsalindur, nënave shtatzënë dhe mjedisit përreth.

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo nuk po ndodh prej tash. Sidomos prej dy vjetëve të fundit situatën e kemi të qartë, duke e alarmuar nëpër të gjitha institucionet relevante. Mazuti nuk është diçka që po ndodh para dy vjetëve, por që nga themelimi Spitalit në vitin 1965. Dhe është mënyra e vetme për sigurimin e ujit të ngrohtë për foshnjat, lehonat dhe nënat shtatzëna.”  -theksoi Ilir Shurdhani, Zëdhënës i Klinikës Gjinekologjike “Nënë Tereza”

Nga Qyteti i Shkupit thonë se Klinikës Gjinekologjike të Çairit i është dhënë afat 30 ditor, për të ndërruar kaldajën përndryshe do të mbyllet. Kryetari Petre Shilegov tha se inspektorati dy herë ka konstatuar që këto oxhaqe ndotin ajrin.

Inspektorati deri më tani dy herë ka intervenuar në Spitalin gjinekologjik të Çairit. Sot për herë të treti inspektorati ka shkuar atje për të ju dhënë vërejtjen e fundit autoriteteve të Spitalit, por edhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të ndërruar kaldajën. Përderisa nuk e bëjnë këtë, Spitali do të mbyllet nga ana e Qytetit. Nuk duam të shkaktojmë ndonjë krizë, megjithatë duhet patjetër që secili të jetë përgjegjës ndaj obligimeve të veta.” – u shpreh Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit

Nga Klinika Gjinekologjike e Çairit ngritin alarmin që Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Ekologjisë të marrin sa më parë masat, për të parandaluar vënien e drynit pa fajin e tyre, të një Klinikë si kjo ku bëhen mbi 4 mijë lindje në vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat